Pioli bëhet gati për një 2023 në sulm

Stefano Pioli është i bindur se eksperienca e tij te Milani e ka bërë një trajner më të mirë. Tekniku i kuqezinjve, duke folur për një speciale të “Italia 1” që do të publikohet e plotë më 29 dhjetor, ka treguar se ku ka ndryshuar trajneri dhe si kjo po ndihmon edhe skuadrën e tij të bëjë përpara.

“Besoj se kam përmirësua në shumë gjëra dhe shumë situata, por sidomos në 2-3 gjëra që vlerësoj se mund të jenë më të rëndësishme për punën time. Së pari zgjidhjet e ndryshme taktike, raporti me lojtarët e mi dhe ndoshta një komunikim më të mirë me ambientin jashtë që mund të bëja në fillimet e karrierës time”, tregoi trajneri.

Ai beson se pavarësisht distancës që ka skuadra nga Napoli kryesues, lojtarët duhet të nisin pjesën e dytë të edicionit me ide të qarta për arritjen e skuadrës së Spaletit. ”Milani duhet të besojë të arritja e Napolit”, tha trajneri i cili ka kujtuar momentin e veçantë me djalin e tij, Xhianmarko i cili është videoanalist i klubit, ne natën kur kuqezinjtë u shpallën kampionë.

“Në orën 2 të natës kemi pirë një puro në ballkon me të gjithë tifozët milanistë që kalonin me flamuj. Në atë moment e kam kuptuar në të vërtetë atë që kishim bërë”, shpjegoi trajneri i Milanit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shqipëri, pezullohen 581 patentë shoferë për një javë, policia rrugore masa të rrepta gjatë festave

Story i radhës

​Orteku në Austri shkakton vdekjen e dhjetë personave

Të fundit nga