Pinjanjoli: Jam shtatzënë, klubi nuk do të më paguajë më

Portieria e skuadrës italiane të Luçeces, Alice Pinjanjoli, ka akuzuar drejtuesit e klubit, se nuk pranojnë ta paguajnë, pasi ajo është shtatzënë.

“Unë jam shtatzënë dhe klubi im nuk dëshiron të më paguajë. Në mes të tetorit zbulova se isha shtatzënë për herë të dytë. ia komunikoi menaxherit, Mario Santoro dhe më thanë se duhet të respektohen angazhimet e marra gjatë verës. nuk ishte më qëllimi i tyre të më paguanin.

Është klubi që më zhgënjeu. Deri dje në mëngjes nuk isha paguar as tre muajt e parë të këtij sezoni.

Më pas doli lajmi. U ndjeva e lënduar si grua, nënë dhe sportiste. Dhe gjithashtu shumë e vetme, e paaftë, një lodër e vjetër për t’u hedhur. Klubi më zhgënjeu, nuk e prisja kurrë”, deklaroi ndër të tjera ajo.

E lindur në Rexhio Emilia, në të kaluarën, futbollistja shtatzënë, ka luajtur për femrat e Rexhianës, Milan në Serie A dhe më pas Torres.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pamjet/ Plas sherri në fund të derbit, perleshen lojtarët

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 22 dhjetor

Të fundit nga