Pinë lëng portokalli të skaduar, humbin jetën 10 persona, 400 përfundojnë në spital

Qeveria e Shtetit Kano, në Nigeri të enjten, më 15 prill  tha se 10 persona kishin vdekur dhe 400 të tjerë u shtruan në spital pasi pinë një lëng frutash helmues.

Qeveria e shtetit kishte thënë muajin e kaluar se lëngu helmues i frutave mori tre jetë dhe çoi në shtrimin në spital të 183 të tjerëve.

Në një video mesazh, Aminu Ibrahim Tsanyawa, komisioneri i shëndetit në Kano, tha se më shumë se 400 njerëz  ishin sëmurë pasi kishin konsumuar lëng portokalli të skaduar.

Simptomat e pacientëve përfshijnë të vjella, diarre dhe gjak në urinë. Disa kanë raportuar gjithashtu se kanë marramendje.

Tsanyawa u bëri thirrje banorëve të jenë vigjilentë kur konsumojnë lëngje frutash dhe të kontrollojnë datën e skadencës.

Autoritetet po hetojnë gjithashtu nëse uji i ndotur në përgatitjen e pijeve mund të jetë një shkak për ngjarjen e rëndë.

Ngjarja paraprake

Erdoğan diskutoi çështjet rajonale me kreun e NATO-s, Stoltenberg

Ngjarja e ardhëshme

Socialisti deklaron votën për PD, Basha: Votoni 9 për fëmijët tuaj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian