Pierre Cardin varroset me arkivolin që e dizajnoi vetë

Dizajneri i famshëm francez Pierre Cardin është varrosur me një ceremoni private në Paris.

Cardini i cili vdiq të martën në moshën 98-vjeç, është varrosur me arkivolin e zit ë zbukuruar me një shpatë të cilën vetë e kishte dizajnuar, tehu i saj i ngjante një palë gërshërëve të ndërthurura me syrin e një gjilpëre, një gishtëz dhe fijeve, shkruan BBC.

Gjatë karrierës më shumë se 60-vjeçare, Cardin ka tërhequr sa përbuzje po aq edhe admirim nga disenjatorët e tjerë të modës për sensin e tij të zgjerimit të branshit. Ka lënë shenjë në pasarelat me anë të fustaneve të tija futuristike dhe prerjet gjeometrike.

Cardin, i cili ishte mentor i disenjatorëve si Jean Paul Gaultier, ishte aktiv në qarkun e modës deri në fund, duke u bërë urdhërrëfyes për disenjatorët e rinj, duke marrë pjesë në ahengje dhe duke e vizituar rregullisht zyrën e tij në Paris.

Përveç veshjeve të modës, Cardin njihej edhe për markën e parfumeve, stolive, orëve dhe stilolapsave.

Ngjarja paraprake

Vaksina e COVID-19, zbulohen kategoritë që nuk mund t'a marrin

Ngjarja e ardhëshme

Probleme për Keylor Navas pasi që Pochettino e dëshiron Llorisin në PSG

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian