Petrovska: Për momentin nuk ka asnjë kërcënim real për sigurinë e shtetit

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim real për sigurinë e shtetit dhe këtë duhet ta dinë qytetarët. Nuk i lëmë asgjë rastësisë dhe shërbimeve, secili në kompetencën e vet, marrin masa shtesë për të garantuar sigurinë, thotë ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në simulimin e nëntë studentor të NATO-s, Petrovska tha se në takimin e djeshëm është hapur debat me përfaqësuesit e shërbimeve të inteligjencës dhe ministrin e Punëve të Brendshme dhe shtoi se ideja është që ekipi operativ të përshpejtojë dhe përmirësojë koordinimin e shërbimeve, si dhe shërbimeve të vendeve partnere.

“Mbrojtja kibernetike e të gjitha institucioneve, por edhe e gjithçkaje që përfaqëson infrastrukturën kritike është sfidë. Ministria është bartëse e zgjidhjes së re ligjore për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe në fakt nesër në Klubin e deputetëve do të kemi debatin e fundit publik, pas së cilës ligji do të ndiqet në procedurë. Derisa ligji të miratohet dhe të hyjë në fuqi, absolutisht çdo institucion merr masa shtesë në drejtim të mbrojtjes kibernetike. Ne kemi komunikim dhe mbështetje të vazhdueshme nga partnerët strategjikë si brenda NATO-s dhe më gjerë. Mbrojtja kibernetike është diçka për të cilën duhet punuar vazhdimisht dhe nuk është diçka që përfundon njëherë e përgjithmonë”, tha ministrja.

Ajo shtoi se të gjitha tentativat e mundshme për sulm kibernetik janë duke u monitoruar dhe janë në koordinim me të gjitha institucionet e interesuara në mënyrë që të përgjigjen sa më shpejt.

Story i mëparshëm

SHBA, ish-producenti Weinstein shpallet fajtor për përdhunim edhe në vendimin e dytë

Story i radhës

Fillon asfaltimi i rrugës “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë

Të fundit nga