petkoviq i reagon ambasadorit gjerman per zgjedhjet ne kosove 67b4e1e94a40f

Petkoviq i reagon ambasadorit gjerman për zgjedhjet në Kosovë

February 18, 2025
1 minut lexim

Si nuk u shpreh ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode dhe si nuk e ka parë tërbimin dhe provokimet e mbrëmshme me flamuj shqiptarë në qendër të Mitrovicës?, pyet kryengociatori serb Petar Petkoviq.

Reagimi i tij vjen në ditën kur ambasadori gjerman në Prishtinë akuzoi Serbinë për ndërhyrje në procesin e fundit zgjedhor në Kosovë.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode, ka përmendur se Serbia ka ndërhy në zgjedhjet në Kosovë.

Rohde ka cituar edhe kryevëzhguesen e Bashkimit Evropian për zgjedhjet në Kosovë, Nathalie Loiseau.

“Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç ka theksuar shefja e Misionit të Vëzhgimit në Kosovë, Nathalie Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë duke kërkuar vota për Listën Serbe. Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave në Serbi, pa asnjë provë”, ka shkruar Rohde në rrjetin social Bluesky.

Ndryshe në Kosovë zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt derisa ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

saliu stema himni jane tema kurth per te mbuluar degradimin qe kjo qeveri po ua ben shqiptareve 67b4dea3ed09b
Story i mëparshëm

Saliu: Stema, himni janë tema kurth, për të mbuluar degradimin që kjo qeveri po ua bën shqiptarëve…

smartfoni i tri palosshem i huawei debuton ne tregjet nderkombetare 67b4e4bc99501
Story i radhës

Smartfoni i tri-palosshëm i Huawei debuton në tregjet ndërkombëtare

Të fundit nga

ShkoLartë