Petkov: Personalisht nuk e kam parë planin e Francës për Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov deklaroi se personalisht nuk e ka parë planin e Francës për ndërmjetësimin për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

“Planin e Francës, unë personalisht nuk kam parë asgjë bardh e zi”, tha Petkov në përgjigjen e pyetjes së Radios Nacionale bullgare (BNR).

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Petkov shtoi se Bullgaria gjithmonë ka qenë e hapur dhe e përgatitur të bisedojë me të gjithë partnerët evropianë nëse kanë propozime të rëndësishme, por ato duhet të jenë në pozitën kornizë të Bullgarisë. Çfarëdo që të bëhet, sipas Petkovit, duhet të konfirmohet përmes qëndrimit kornizë të Bullgarisë, ndërsa edhe të kalojë përmes Parlamentit bullgar.

Kirill Petkov këtë deklaratë e dha në majën Okollçica ku u shënua Dita e Hristo Botevit, poet dhe revolucionar i cili e vdiq para 146-të vitesh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grubi: Shqiptarët nuk do të harrojnë kurrë fisnikërinë dhe kontributin e Nishanit!

Story i radhës

Xhaka titullar, ky është vendimi për Xherdan Shaqirin

Të fundit nga