Pete Davidson gdhend në këtë pjesë të trupit emrin e Kim

Pete Davidson po tregon gjithnjë e më shumë se dashuria e tij për Kim Kardashian është serioze.

Eshtë zbuluar së fundmi se Pete ka bërë tatuazh emrin e të partneres së tij në gjoks.

Shkrimi i theksuar dhe i freskët në kohë, “KIM” me shkronja të zeza – u zbulua në disa foto, ku Pete pati një ndërhyrje për Kanye West. 

Nga screenshot-et e postuara nga miku i Pete, Dave Sirus, të cilat u fshin disa minuta pasi u postuan, komediani i thoshte Kanye-t se kishte vendosur që nuk do e lejonte më reperin t’i trajtonte ata në këtë llojë mënyre dhe se nuk do të heshte më.

Kthehemi tek gjesti i dashurisë!

Pasi fansat panë fotot, sugjeruan se Kim mund të ketë bërë vetë shkrimin, pasi sipas tyre duket si shkrimi i saj i dorës. Kjo i jep akoma më shumë kuptim tatuazhit tek partneri.

Tani presim reagimin e Kanye West…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Chelsea, kërkesë qeverisë britanike

Story i radhës

Putini po ‘rrëmben’ aeroplanët irlandezë me ligjin e ri që bllokon avionët e huaj në Rusi

Të fundit nga