Pesimist

Mattia Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit, ka pranuar se edhe vitin tjetër makina italiane nuk do të jetë në gjendje të duelojë për fitore.

Ai është me këmbë në tokë kur pranon faktin se “kokëkuqja” do të jetë si një forcë e dytë në pistë vitin 2021, duke shpresuar që nga viti 2022, me ndryshimin e rregullores, të jetë pretendente.

“Të jemi realist edhe vitin 2021 nuk do të jemi në gjendje të duelojmë për titullin kampion.

Mendoj se objektivi ynë do të jetë të duelojmë për podiumin. Ndërsa viti 2022 do të jetë viti zero, ku gjithçka nis nga e para  dhe do të kuptjmë se ku jemi. Rregullorja ndryshon dhe do të jetë një sfidë e bukur për të gjithë”, tha Binotto.

Ngjarja paraprake

Gjyqësori, Mariçiq paralajmëron seanca online

Ngjarja e ardhëshme

​Policia në dyqane: Ja si e shtypi Irlanda pandeminë COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian