Peshq të ngordhur dhe një “njollë” e zezë në Adriatik, pasojat e përmbytjeve katastrofike në Emilia-Romagna

Ujërat e krijuar nga përmbytjet në Emilia-Romagna kanë mbërritur në det. Mediat në vendin fqinj raportojnë se në zonën e Casal Borsetti, një fraksion i Komunës së Ravenna është krijuar një “njollë” e zezë.

Era e ujërave të pista që futen në Adriatik është shumë e rëndë. Dhe, përpos ndotjes së ujërave në këtë zonë, në kanalin Destra Reno raportohet për peshq të ngordhur.

Një sasi e madhe peshqish të ngordhur është raportuar edhe në kanalin Mandriole. Shkaku për ngordhjen e peshqve sipas Agjencisë Rajonale të Mbrojtjes së Mjedisit është një sasi ujërash më ngjyrë të zezë, aromë të rëndë dhe me mungesë thuajse totale të oksigjenit.

Nga ana tjetër, në kanalin Zaniolo ujërat kanë marrë ngjyrë rozë në vjollcë. Pas kryerjes së analizave, rezultoi se ndryshimi i ngjyrës së ujit ishte krijuar nga prania e sulfobaktereve të purpurta dhe algave njëqelizore të gjinisë Euglena, organizma të cilët në kushte të caktuara mund të shkaktojnë ngjyrë të kuqe në ujë dhe që shumohen në kushte të ngarkesës së lartë organike dhe oksigjenit të ulët.

Kujtojmë se përplasje e trefishtë ciklonesh shkaktoi reshjet jashtëzakonisht të mëdha të shiut që morën 17 jetë dhe zhvendosën 50,000 njerëz në Italinë veriore muajin e kaluar.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vizitat e Luizit në spital, Arbëri përshkruan momentin më të vështirë në “BBV”

Story i radhës

Erdoğan takohet me presidentin e EBA-së, Mohamed bin Zayed Al Nahyan

Të fundit nga