Pesë yje të Liverpoolit që mund të largohen nga klubi në janar

Liverpool mund të ketë një afat kalimtar të ngjeshur në janar, pasi është lidhur me një gamë të gjerë lojtarësh. Por, një numër i lojtarëve mund të largohen.

Një numër i yjeve të Reds kanë luftuar me lëndime këtë sezon, me Naby Keitan dhe Alex Oxlade-Chamberlain në mesin e atyre që kanë humbur periudha të konsiderueshme kohore.

Këtyre dy lojtarëve u skadon kontrata, krahas lojtarëve të tjerë të Liverpoolit. Nëse Reds vendosin të mos zgjasin disa ose ndonjë nga marrëveshjet që skadojnë, ata mund t’i shesin ata lojtarë në janar.

Skuadra e Jurgen Klopp ka qenë shumë e lidhur me lëvizjet për dyshen e mesfushës Jude Bellingham dhe Enzo Fernandez, ndërsa yje të tjerë kryesorë si qendërmbrojtësi Josko Gvardiol, mesfushori sulmues Mason Mount dhe sulmuesi Youssoufa Moukoko raportohet se janë gjithashtu në listën e tyre.

Nëse ndonjë prej këtyre lojtarëve hyn, Klopp mund të duhet të mendojë për balancimin e skuadrës së tij duke larguar në disa nga lojtarët e tij aktualë, ndërsa të tjerët mund të largohen në kërkim të më shumë kohë lojë.

Boby Clark, Caiomhin Kelleher, Nathaniel Phillips, janë tre emra të tjerë që mund të largohen nga Liverpooli në janar, për të liruar vend për prurjet e reja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryetarit të shoqatës që dhuroi monumente për Shkupin 2014 iu ndalua hyrja në Greqi edhe për dy vjet

Story i radhës

“Kurrë nuk e harroj atë që ke bërë për..”/ Kujt i drejtohet Blero

Të fundit nga