​Pesë viktima dhe 793 të infektuar në Shqipëri

Pesë persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri, ndërkohë që 793 qytetarë janë infektuar nga 3656 testime të kryera.

Rastet e reja me COVID janë këto bashki: 320 në Tiranë, 40 në Vlorë, 38 në Berat, 36 në Durrës, 32 në Fier, 24 në Sarandë, 20 në Elbasan, 19 në Gjirokastër, 18 në Shkodër, Kamëz, Lushnje, 14 në Tepelenë, 13 në Korçë, 12 në Mallakastër, Kuçovë, 11 në Vau Dejës, Krujë, 10 në Patos, 8 në Gramsh, 7 në Delvinë, Memaliaj, Dimal, 6 në Vorë, Kavajë, Divjakë, Selenicë, 5 në Kurbin, Devoll, Përrenjas, 4 në Lezhë, Himarë, Dropull, Pogradec, Peqin, 3 Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Dibër, Mat, Kolonjë, Skrapar, Poliçan, 2 në Pukë, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Libohovë, Librazhd, 1 në Shijak, Rroskovec, Kelcyrë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria shqiptare e Shëndetësisë, situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme me 133 persona të shtruar, 16 prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Lajmi i mirë në këto ditë është ulja e rasteve aktive, ku aktualisht numërohen rreth 14 mijë persona të infektuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Organizatorët shpalosin detajet e organizimit të Kupës

Story i radhës

Vendet që do të mbesin pa rrymë nesër

Të fundit nga