Pesë lojtarë shqiptarë në mesin e futbollistëve më të shtrenjtë të Maqedonisë së Veriut

Në listën e 10 futbollistëve më të shtrenjtë në formacionin e Maqedonisë së Veriut, janë 5 shqiptarë, 4 maqedonas dhe Elif Elmas që ndan kreun me vlerën prej 18 milionë eurove me Enis Bardhin.

Vlerave e futbollistëve shqiptare shihet se përveç lojtarëve që luajnë në klube të mëdha si Bardhi te Levante e Alioski te Leeds United, në listën e më të shtrenjtëve hyjnë edhe mbrojtësit Visar Musliu dhe Egzon Bejtullai.

Pas Bardhit e Elmasit me nga 18 milionë euro që janë vlerësuar si futbollistët më të shtrenjtë, pas tyre vjen Arijan Ademi me 6.5 milionë euro, duke u ndjekur nga Alioski me 4 milionë euro dhe më pas vijnë Ristovski, Nesterovski, Velkovski, Dimitrovski, Musliu e Bejtullai.

Kapiteni i përfaqësues së Maqedonisë, Goran Pandev edhe pse emër i madh, por megjithatë kur bëhet fjalë për futbollistët më të shtrenjtë, ai nuk gjindet në në mesin e tyre.

Ngjarja paraprake

Detaje të reja rreth vdekjes së kroatit pas vaksinimit me AstraZeneca: Ethe, dhimbje barku dhe gjakderdhje të brendshme

Ngjarja e ardhëshme

Pesë shqiptarë në mesin e futbollistëve më të shtrenjtë të Maqedonisë së Veriut

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian