Përvjetori i njëzet e dytë i pranisë sё Forcave tё NATO-s nё Kosovё: Hyrja e Forcave Tokësore tё NATO-s, ngjarje historike pёr Kosovën

Njёzet e dy vjetorin e hyrjes sё forcave tokёsore tё NATO-s nё Kosovё, përkatësisht 12 Qershorin e vitit 1999, duhet rikujtuar dhe analizuar si ngjarje historike nga kjo distancё kohore nga shkaku se ky vitё (viti 2021) do tё hyjё ne histori si vitё nё tё cilin mbushen 22 vite nga ҫlirimi dhe shpёtimi i popullit shqiptar tё Kosovёs nga gjenocidi serb.

S’do mend se nё kёtё kuadёr sulmet e forcave ajrore tё NATO-s si mjet i vetёm i diplomacisё shtrёnguese ndaj regjimit Millosheviҫian, nё ҫ’drejtim posaҫёrisht u shqua diplomacioni Amerikan, ishin dhe mbetёn arma e vetme pёr tё ngadhёnjyer zёri i arsyes duke shpёtuar njё popull tё tёrё- atё shqiptar tё Kosovёs nga gjenocidi, spastrimi etnik dhe shfarosja. Kampanja ajrore 78 ditёshe kundёr forcave ushtarake, policore e paralimitare serbe ka hyrё nё histori si njё ndёr sulmet mё tё mёdha dhe mё tё gjata qё ёshtё shёnuar deri mё tani nё historinё e luftёrave dhe atё pa pjesёmarrjen e forcave tokёsore tё cilat si opsion asnjёherё nuk u pёrjashtuan, por pёr shkak tё mos-vendosmёrisё sё shteteve anёtare tё NATO-s dhe vlerёsimet tё mundёsisё sё humbjeve njerёzore nga forcat ushtarake Serbe, ato nuk u pёrdorёn.

Mospёrdorimi i tyre ishte rezulat kryesisht I arritjes sё qёllimit, siҫ thamё me forcat ajrore tё NATO-s e qё me marrёveshjen tekniko-ushtarake tё Kumanovёs nё mes kreut tё NATO-s dhe SHP tё ushtrisё Serbe u krijuan mundёsitё pёr hyrjen e tyre nё territorit tё Kosovёs duke i dёbuar forcat ushtarake, policore e paramilitare Serbe. Nё kёtё mёnyrё u mundёsua stacionimi i forcave tё NATO-s tё pagёzuara si KFOR nё mёnyrё tё shpejtё dhe tё efektshme duke i marrё nёn kontroll objektet dhe pikat mё tё rёndёsishme nё tёrё tёrritorin e Kosovёs dhe duke e eliminuar nё masё tё madhe anarkinё e cila ka mund tё ndodh si hakmarrje, plackitje, etj. Po ashtu, me hyrjen e forcave tokёsore tё NATO-s, ndihmesё shumё e madhe humanitare iu dha popullatёs civile dhe u krijuan kushtet pёr njё kthim tё paparё deri atёherё dhe tё pёrshpejtuar tё popullatёs sё dёbuar shqiptare nga vatrat e tyre etj.

Kuptohet se pёr tё arritur deri te mundёsia e nёnshkrimit tё marrёveshjes sё Kumanovёs dhe krijimit tё kushteve pёr hyrjen e forcave tokёsore tё NATO-s ёshtё dashur shumё mund, urti dhe diplomaci pёr tё bindur Millosheviҫin qё faktikisht tё nёnshkruaj kapitullimin, edhe pse njё term i tillё asnjёherё deri mё tani nuk u pёrdor. Qёllimi i forcave Serbe pёrkatёsisht i kreut ushtarak ishte qё para se tё fillone tёrheqja e forcave ustarake qё sulmet ajrore tё NATO-s tё ndёrpriten, moment ky i cili ishte shumё i ndjeshёm.

Dihet se kreu ushtarak i NATO-s, i udhёhequr nga Komandanti  Suprem Gjenerali Amerikan Kllark, nuk e pёrfilli njё kёrkesё tё tillё sepse kjo nёnkuptonte mundesinё e ndryshimit tё qёndrimit Serb pёr tёrheqje nёn pretekstin se jane duke u ballafaquar me sulme tё pareshtura tё UcK-sё. Prandaj vendimi pёr sulme tё mёtejme ajrore deri sa Bashkёsia Ndёrkombёtare nuk bindet qё tёrheqja e forcave serbe ёshtё duke ndodhur, ishte mё se I arsyeshёm. Nё tё vёrtetё ndёrprerja e bombardimeve nga forcat ajrore tё NATO-s do tё ishte shumё problematike sepse nё rast tё nevojёs sё ripёrtёritjes sё kёtyre sulmeve do tё lindin problem tё cilat do tё pamundёsonin kohezionin edhe ashtu tё luhatur I cili deri atёherё disi u mbajt. Pra, vendimi pёr pёrcjelljen e forcave serbe hap pas hapi gjatё tёrheqjes dhe moslejimi I krijimit tё ndonjё vakuumi tё mundshёm, ishte krejtёsisht I drejtё. Marrё nё tёrёsi stacionimi I forcave tё KFOR-it rrodhi sipas planit tё paraparё dhe se pozicionimi I plotё I tyre u bё nё afat mjaft tё shkurtёr duke e mbuluar territorin dhe krijur kushte pёr njё mbrojtje dhe iguri tё mirёfilltё tё gjithё qytetarёve tё Kosovёs.

Sigurimi I kapaciteteve tё nevojshme te KFOR-it nё fillim me mjaft forca tё mёdha tokёsore (43 mijё trupa), ishte komform momentit aktual politik e gjeostrategjik tё krijuar menjёherё pas luftёs sё armatosur dhe pasojat qё ajo I shkaktoj, pёr tu reduktuar sё voni gradualisht deri nё numrin e tanishёm nё rreth 4 mijё trupa. Marrё nё tёrёsi posacёrisht duhet theksuar se KFOR-I pёr kёto 22 viteluajti njё rolё shumё tё rёndёsishёm nё garantimin e plotё tё tёrёsisё dhe integritetit territorial tё Kosovёs; kryerjen e detyrave edhe tё sigurisё dhe rendit kur kёtё nevoja e diktonte, etj. Duke krijuar kёshtu njё ambient tё qetё dhe tё sigurtё dhe duke dhёnё ndihmesё humanitare pёr popullatёn e Kosovёs. KFOR-i dha ndihmesё tё madhe nё ndёrtimin e infrastrukturёs sё nevojshme nё shumё mjedise, sidomos nё ato multi-etnike dhe deminimin e shumё zonave nga mjetet shpёrthyese. Posacёrisht duhet pёrmendur kontributin e rёndёsishem nё trajnimin dhe aftёsimin e Forcave tё Sigurisё sё Kosovёs pёr kryerjen e detyrave tё parapara pёr gatishmёri emergjente, mbrojtje civile, ndihmesё mjekёore, e shumё e shumё detyra tё tjera.

Pёr kёtё dhe detyrat e kryera deri mё tani KFOR-i gёzoj nё vazhdimёsi repekt tё madhё nga popullata e Kosovёs. Ky respekt deri ne ditёt e sotme asnjёherё nuk u lёkundё.

Ёshtё vlerёsimi i pёrgjithsёm si I faktorit vendor ashtu edhe atij ndёrkombёtarё, se NATO-ja (edhe pse vepron sipas Rezolutёs 1244 tё KS tё OKB-sё) do tё duhej tё mbetej nё Kosovё edhe mё tejё.

Kjo aq mё parё kur ne si shtet nё zhvillim e sipёr, nё momentin aktual ende kemi nevojё pёr shtimin e forcave dhe mjeteve tё sigurisё vetanake. FSK edhe pse tani me detyra shtesё ushtarake ёshtё nё ngritje e sipёr tё gatishmёrisё sё saj vepruese.

Duke e shёnuar kёtё datё shumё tё rёndёsishme nё mёnyrё tё dinjitetshme, populli I Kosovёs shprehё respektin e thellё pёr NATO-n dhe kontributin qё ajo dha nё bashkёveprim me UCK-nё pёr ҫlirimin e Kosovёs dh krijimin e ambientit tё volitshёm qё Kosovarёt tё arrijnё deri tё pavarёsia si synim shekullor. Nё kёtё kontekst nuk mundemi e mos tё theksojmё posacёrisht rolin e jashtёzakonshёm tё politikёs sё drejtё  Amerikane por edhe shteteve tjera anёtare tё NATO-s.

Duke e pёrmbyllur kёtё shkrim tё shkurtёr pёr kёtё pёrvjetorё, duhe theksuar se pjesёmarrja e njё njёsiti tё FSK-sё nё forcat paqerruajtёse nё bashkёveprim me forcat e ushtrisё Amerikane, dhe sё voni pjesёmarrja e FSK-sё nё ushtrimin e pёrbashkёt tё NATO-s “Defender-21” nё bashkёverpim me, sic thamё UA, ёshtё sinjal se Kosova nuk trajtohet mё si konsumuese e sigurisё por kontribuse e sajё.

Autori ёshtё njohёs i çёshtjeve ushtarake dhe tё sigurisё.

Ngjarja paraprake

Rikthehet në muzikë me “Dikë si ti”, Klea Huta

Ngjarja e ardhëshme

Sulmet e organizuara kibernetike në Evropë u dyfishuan gjatë vitit 2020

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian