Përveç Majlindës në xhudo, te Kosova nesër garojnë edhe dy sportistë të tjerë

Distria Krasniqi ishte e para që e hapi garimin për Kosovën në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.

Xhudistja jonë e fillojnë mbarë këtë rrugëtim, pasi e fitoi medaljen e artë, duke bërë kështu hapin e parë.

Por, nesër (e diel), vendin tonë do ta përfaqësojnë edhe tre sportistë të tjerë në gara të ndryshme.

Në ora 02:00 të mëngjesin me kohën tonë garën do ta nisë shenjëtari Drilon Ibrahimi.

Majlinda Kelmendi garon në xhudo në ora 4:00 sipas kohës tonë lokale dhe nëse gjithçka shkon si duhet, finalja për të mbahet në ora 11:00.

Në ora 12:00, Eda Zeqiri do të ketë mundësinë që t’i sjell Kosovës medalje, pasi garon në not.

Shpresojë që të tre garuesit tanë të mbyllin garën e nesërme me medalje. 

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Pse Dubai është destinacioni perfekt për çiftet?

Ngjarja e ardhëshme

Këshilla të thjeshta për ta mbajtur kuzhinën tuaj të pastër dhe të organizuar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian