perurimi i rikonstruksionit te godinave ne qytet studenti rama shqiperia histori suksesi ata qe nuk duan qeverine 67a0bda2bab11

Përurimi i rikonstruksionit të godinave në Qytet Studenti, Rama: Shqipëria histori suksesi! Ata që nuk duan qeverinë…

February 3, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama, ministrja për Arsimin dhe Sportin, Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishin sot të pranishëm në përurimin e godinave 16 dhe 17 të konvikteve në Qytetin Studenti, të cilat tashmë janë me kushte bashkëkohore që nga dhomat e studentëve, sallat e leximit, internet falas etj.

Rikonstruksioni përfshin edhe rehabilitimin me efiçensë të Energjisë.

Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se këto godina mund të kategorizohen si të kategorisë “A” në çdo vend europian.

“Gjërat nuk arrihen sa hap e mbyll sytë, jo si komentet në FB apo fjalët në televizor që nuk kanë nevojë për kohë e nuk reflektojnë asnjë mendim të thelluar, por duan kohën e tyre. E bëmë me shpejtësi një rehabilitim të një numri godinash.
Duhet të ofrojmë kushte maksimale me kushtet më të mira në krahasim me kushtet e studentëve në BE. Është një konvikt që do të qëndronte në kategorinë A të çdo vendi në BE.

Ka konvikte edhe në Paris e Londër që janë 4 vetë në një dhomë. Këtu çdo dhomë ka dushin e vet. Kjo është një ambicie që me mundësive që rrisim çdo vit falë rritjes së ekonomisë, të bëjmë gjëra që i qëndrojnë për një periudhë të gjatë kohës, jo gjëra për sot e nesër. Ndërkohë po në këtë qytet po ngrihet edhe Kolegji i Europës. Shqipëria është një histori suksesi, për të ardhur keq që për ata që nuk duan qeverinë, mohojnë faktin që Shqipëria që është vendi i përbashkët i të gjithëve pavarësish nëse janë jo me qeverinë, është një histori suksesi’, tha Rama.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kocevski prokuroria do te veproje profesionalisht ne rastin e frosina kulakoves qytetaret pjeserisht kane te drejte se sistemi eshte fajtor 67a0b8b6e57ea
Story i mëparshëm

Kocevski: Prokuroria do të veprojë profesionalisht në rastin e Frosina Kulakovës, qytetarët pjesërisht kanë të drejtë se sistemi është fajtor

pzap i shqipton gjobe prej 35 mije euro lvv se per shkelje te kodit te miresjelljes 67a0c7045ea9a
Story i radhës

PZAP i shqipton gjobë prej 35 mijë euro LVV-së për shkelje të Kodit të Mirësjelljes

Të fundit nga

Mbi 140 çifte u ndan për një muaj

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar janë regjistruar 2 mijë e 143 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 mijë e 69 lindje janë meshkuj dhe 1
ShkoLartë