Personat që shmangin testimin në Hong Kong, mund të përfundojnë në burg

Testimi i detyrueshëm për COVID-19 për grupet e qytetarëve me rrezik të lartë filloi në Hong Kong.

Ata që refuzojnë testimin përballen me burgim deri në gjashtë muaj.

Ekziston një gradim i gjobave, kështu që shmangia e testimit fillestar dënohet me gjobë prej rreth 257 dollarë. Çdo refuzim pasues i testimit mund të rezultojë në një gjobë prej më shumë se 3,000 dollarë ose një dënim me gjashtë muaj burg, raporton reuters.

Të shtunën, qeveria njoftoi masa të reja që duhet të shërbejnë për të parandaluar valën e katërt e coronavirusit në Hong Kong.

Sipas rregullave të reja, mjekët do të jenë në gjendje të kërkojnë që të testohen pacientët që kanë simptoma të sëmundjes. Kjo lëvizje është pasojë e rritjes së numrit të rasteve të importuara të infeksionit me coronavirus, si dhe përhapjes lokale midis njerëzve që janë të lidhur epidemiologjikisht.

Turistët që vijnë në Hong Kong, por nuk arrijnë nga Kina, Makau ose Tajvani, do të duhet të kalojnë dy javë në karantinë në një hotel.

Ngjarja paraprake

Mbrojtësi i Leipzig ankohet

Ngjarja e ardhëshme

Situatë kritike edhe në Shqipëri: 597 raste të reja dhe 11 viktima në 24 orët e fundit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian