Përse nuk shtetëzohet prodhimi i Naftes në Shqipëri?

min lexim

Rritja e çmimit të Naftës në Shqipëri si pasojë e krizës energjitike që po ndodh në Europë dhe Botë, nuk duhej të ndodhte në se qeveritë e pas viteve `90 do të mbënin të shtetëzuar prodhimin e Naftës&gazit në Shqipëri, por mungesa e ekpseriencës dhe dëshira për tu pasuruar në kurriz të popullit kanë shkaktuar humbje të mëdha në buxhetin e shtetit dhe rëndimin e kushteve të jetesës si për popullatën ku jetonnë zonat naftëmbajtëse por edhe të të gjithë popullit.

Do të konstatojmë se vjedhja korruspioni galopant dhe mungesa e eksperiencës, miratimi I të dhënave fiktive, kanë shkaktuar, këto humbje të mëdha për biuxhetin e shtetit. Masat e marra nga qeveria Rama janë të mira por të pamjaftueshme.

Të shikojmë si kanë rrjedhur ngjarjeT shkurtimisht:

Rezervat e naftës në vend mendohet se janë rreth 400 milionë ton, prej këtyre janë nxjerrë rreth 45-50 milionë ton deri tani. Vendburimi i Patos- Marinzës konsiderohet një nga vendburimet më të mëdha të zbuluara në Europë. ishin italianët ata që regjistruan daljet e naftës në perëndim të Kuçovës, në Selenicë, në Patos dhe rreth vitit 1914. Stanislav Zuber, polak me origjinë, por ishte i angazhuar nga shoqëria italiane e naftës, A.I.P.A. Ai ka zbuluar Kuçovën, e cila filloi të prodhojë naftë, e cila transportohej në itali. Deri në vjeshtën e vitit 1943, ky vend realizoi një prodhim maksimal të naftës deri në 200 000 ton. Prodhimi maksimal në vendin tonë është arritur në vitin 1974 prej afërsisht 2 milionë e 100 mijë ton në vit. Në vitin 1990 prodhimi i naftës shënonte 1 milionë e 100 mijë ton (https://politiko.al/speciale-ketu-ka-nafte-historia-e-arit-te-zi-shqiptar-nga-italianet-e-sazanit-te-bankers-ne-patos/).

Në vitin 1974, Albpetrol arriti prodhimin maksimal të naftës, në 250,000 ton naftë/vit (ose 6,165 ton naftë/ditë ekuivalente me 38,408 fuçi/ditë). Prodhimi më i lartë i gazit i Albpetrol ishte në vitin 1982, me 940,000,000 Nm3 gaz/vit (ose 2,575,342 Nm3 gaz/ditë). Në vitet 1970-80 industria e naftës përbëhej nga 34 ndërmarrje që punësonin pothuajse 25.000 punonjës, nga të cilët 2.800 ishin specialistë të mesëm ose të lartë. Para vitit 1990, Albpetrol sh.a ishte një nga filialet më të mëdha të shtetit shqiptar dhe një nga prodhuesit më të mëdhenj të të ardhurave në buxhetin e shtetit. Tranzicioni nga komunizmi solli pengesa dhe reduktime të aktivitetit të shoqërisë për Albpetrol. Në mesin e viteve 1990, një sërë kompanish ndërkombëtare të naftës erdhën në Shqipëri dhe morën me koncesion vendburimet e naftës të administruara nga Albpetrol (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Albpetrol).

Arsyet për privatizimin e ARMO. Rafineria e Fierit është ndërtuar në vitin 1968, ndërsa kombinati i përpunimit të thellë të naftës në Ballsh u vu në shfyrtëzim në vitin 1975. Të dy rafineritë ishin nën pronësinë e Albpetrolit- i cili u nda në vitin 1999 në tre kompani, SERCOM për shpërndarejn e naftës, ARMO për rafinimin dhe Albpetrol për prodhimin e naftës bruto.

biznesmeni famëkeq i hidrokarbureve Rezart Taçi, i cili në vitin 2008 mori në kontroll 85% të aksioneve të ARMO nëpërmjet kompanisë Anika Mercuria Rafinery Associated Oil, AMRA Oil, për 128 milionë euro. AMRA Oil ishte 80% në pronësi të Anika Enterprises –një kompani e regjistruar nga Taçi në Zvicër – dhe 20% në pronësi të Referinery of Texas. ka akumuluar deri në vitin 2014 më shumë se 500 milion dollarë detyrime ndaj autoriteve fiskale, bankave, furnitorëve dhe palëve të tjera. Rezart Taçi dyshohet se ka arritur të zhvasë në mënyrë të paligjshme nga ARMO më shumë se 200 milion dollarë (https://ëëë.reporter.al/2016/05/27/prapaskenat-e-kolapsit-te-gjigandit-te-hidrokarbureve-armo/).

Mbas vitit 1990 territori i Shqipërisë (si toka ashtu dhe deti) u nda në blloqe për t’i dhënë më koncension për kërkimin e naftës dhe të gazit. Fillimisht erdhën kompani të mëdha, prestigjioze për kërkimet, si OXI SHELL-I OMË etj.

Bankers filloi eksplorimin në Shqipëri në vitin 2004 dhe u ble nga pronarët e saj kanadezë nga Geo-Jade Petroleum Corp i Kinës në 2016 për 575 milionë dollarë kanadezë (442 milionë dollarë).

Pronarët kanadezë shitën operacionin e tyre të suksesshëm në Shqipëri pas një mosmarrëveshjeje tatimore me qeverinë e kryeministrit Edi Rama nëse Bankers e kishte nënvlerësuar fitimin e saj.

Bankers Petroleum Ltd, është një kompani kineze e kërkimit dhe prodhimit të naftës me aktivitetin e saj kryesor në Shqipëri, ku ajo vepron si Bankers Petroleum Albania Ltd.

Pas një investimi që i tejkalon 2.5 miliardë USD në fushën vajgurore te Patos-Marinzës, Bankers prodhon 95% të naftës së papërpunuar në Shqipëri.

Në Qershor 2019, Bankers Petroleum u gjobua me 120 milionë EUR për arsye të shmangies së taksave. Gjoba erdhi si pasojë e një hetimi dy-vjeçar të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Nga 2014 deri në 2018, Bankers Petroleum ka shmangur 30 milionëë EUR taksë për lëndët e para, të cilat përdoren për prodhimin e naftës së papërpunuar. Kjo ka të bëjë me naftën gjysëm të përpunuar, të quajtur ‘solar’, e cila përdoret për të proçesuar naftën krudo.

Në Tetor 2019, Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri filloi një hetim të thellë ndaj Bankers Petroleum kundrejt abuzimit të dominancës që ajo zotëron në tregun shqiptar. Kompania i tha organizatës ndërkombëtare të lajmeve Reuters se “Bankers kurrë nuk ka shkelur rregullat e tregut të lirë dhe të konkurrencës dhe për më tepër ka abuzuar pozicionin e saj dominues”. Sipas Reuters, Bankers është duke reaguar ndaj një hetimi gjashtëmujor të nisur nga Autoriteti i Konkurrencës në biznesin e saj nga 1 janar 2016 deri në tetor 2019 për të parë nëse ajo ka abuzuar ankesat e rafinuesit lokal TOSK ENERGJI SH.A. Kjo e fundit u ankua se Bankers ka refuzuar ta furnizojë atë ose ka vendosur kushte për furnizimet e saj, duke shkaktuar kosto financiare, veçanërisht të lidhura me nevojën për mbylljen dhe rifillimin e rafinerisë në Ballsh.

Qeveria shqiptare ka gjobitur Bankers Petroleum me një gjobë rekord prej 120 milionë eurosh për evazion fiskal.

Kjo është gjoba më e lartë e lëshuar ndonjëherë në Shqipëri dhe vjen si rezultat i një hetimi dyvjeçar të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Nga viti 2014 deri në vitin 2018, Bankers Petroleum ka shmangur 30 milionë euro akcizë për lëndën e parë, e cila përdoret për prodhimin e naftës bruto. Bëhet fjalë për karburantin gjysmë të përgatitur, të quajtur “solar”, dhe që përdoret për përpunimin e naftës bruto.

Konflikti mes shtetit dhe kompanisë i hapi rrugë një hetimi të detajuar në vitin 2017, i cili vazhdoi për dy vite. Sipas këtij hetimi të bërë nga Dogana, Bankers Petroleum ka shmangur të paktën 30 milionë euro akcizë nëpërmjet “solarit” të prodhuar nga ARMO në rafinerinë e Ballshit. Në bazë të këtij detyrimi, ata kanë vënë në zbatim gjobën prej 90 milionë euro, duke e çuar shumën totale në 120 mln (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Bankers_Petroleum#Historia_e_blerjes)

Investimi kumulativ në projektet e marrëdhënieve me komunitetin 2009-2014: 6.2 miliondollarë.

Punësimi total: 1700 persona

Punësimi direkt i shtetasve shqiptarë: 500

Punësimi indirekt i shtetasve shqiptarë:1200

Honorare & Taksat

Honorarët, pagesat PEP & ASP 2004-2014: 415 milionë dollarë

Pagesat totale të taksës së rentës minerare 2014: 86 milionë dollarë

Taksat Për bashkitë dhe komunat: 2.1 milionë dollarë

Prodhimi 2004: 600 bopd kundrejt 2014: 20,690 bopd (fuçi ne dite)

Rezervat 2006: 101 milion bbl kundrejt 2014: 203.3 milion bbl (miliarda fuçi me lëngje nafte; përfshin naftën bruto, kondensat dhe. lëngjet e gazit natyror.)

Numri i përgjithshëm i puseve të shpuara deri në vitin 2014: 536

(https://ëeb.archive.org/ëeb/20150919142452/http://ëëë.bankerspetroleum.com/albania/bankers-albania).

Edhe sot e kësaj dite prodhimi është mbi 2 milion ton naftë në vit, me fitime të panumurta për privation, por me një kontroll nga shteti të mangët, për shkak të korrupsionit e vjedhjeve dhe të dhënave fiktive.

Problemi kryesor është se një pjesë e madhe e fitimeve të nxjerra nga nafta dhe gazi ynë nuk shikohen të kenë ndonjë efekte në mirëqënien e popullsisë së zonave naftë mbajtëse por edhe në uljen e çmimit të naftës në Shqipëri si një vënd proshues i saj, por mbetemi me çmimet më të lartat në Europë.

Për këtë arësye duke qënë se rezervat e Naftës janë rezerva strategjike për vëndin tonë dhe një burim i madh fitimi për të përmirësuar mirëqënien e popullsisë, duke qënë se firmat private dhe koncesionet e lejuara kanë shkaktuar një korrupsion masiv në të cilën qeveritarët tanë të të gjitha partive politikejanë fajtorë për bërjen e kontratave abusive dhe fikte, – është më mirë që qeveria shqiptare të mendojë ri-shtet3ëzimin e e këtij burimi strategjik për vëndin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ukraina shpreson të evakuojë më shumë civilë sot

Story i radhës

Mbretëria e Bashkuar sanksionon 386 ligjvënës rusë lidhur me Ukrainën

Të fundit nga