Përse mungon Bekim Balaj?

“Përse mungon Bekim Balaj? Nuk kam se çfarë të shoh prej tij, e lashë në shtëpi”! Kështu u shpreh trajneri Reja për të folur prerë dhe qartë përpara dy ndeshjeve të ardhshme të Shqipërisë. Pra ky është momenti për të parë elementet e së ardhmes dhe talentet e rinjë që nuk kanë mundësi më të mirë për të shpalosur aftësitë e tyre.

E nëse i kthehemi statistikave të Bekim Balajt te Shqipëria, nuk të ngrohin shumë për të kërkuar gabimin te vendimi i trajnerit. Nga viti 2014 në aktualin që ndodhemi, Balaj ka shënuar 7 gola me fanellën e Shqipërisë. E përkëthyer ndryshe do të thotë 1 gol në 1 vit, ndërsa në kohët e fundit ka zhgënjyer tërësisht me kuqezinjtë.

Një sulmues që qëndron statik në fushë dhe nuk vrapon thuajse për asnjë moment do të kritikohej edhe te Franca apo Gjermania, për të mos folur për Shqipërinë atje ku sulmuesi kryesor duhet të bëjë edhe detyrat e mesfushorit në një farë mënyre.

Detyrë që më së miri e bën Cikalleshi me tërheqjen përpara të Kombëtares, pavarësisht statistikave mbi golat e shënuar. E në një moment të tillë padyshim që vendimi për të parë elemente si Vrioni, Broja dhe Kamberi mbetet për t’u duartrokitur..

Ngjarja paraprake

Kosova shkëlqen në Dubrovnik, dy të arta dhe dy të argjendta 

Ngjarja e ardhëshme

MASH për shkollat, sanksione për ato që nuk i respketojnë vendimet

të fundit nga