Përse këmbëngulin demokratët për gjykimin e ish-presidentit Trump

Dhoma e Përfaqësuesve do të dërgojë të hënën në Senat akuzën zyrtare kundër ish-Presidentit Donald Trump. Zoti Trump akuzohet se ka nxitur dhunë gjatë protestave të 6 janarit kur turma u fut me forcë në ndërtesën e Kongresit amerikan. Materiali në vazhdim shqyrton arsyet se pse demokratët po i mëshojnë procesit për të dënuar zotin Trump edhe pse tashmë ai e ka mbaruar mandatin.

Një javë pasi mijëra mbështetës të zotit Donald Trump u futën me dhunë në Kapitolin amerikan me 6 janar, Dhoma e Përfaqësuesve votoi për ngritjen e akuzave kundër tij. Të hënën Dhoma e Përfaqësueve i dërgon Senatit akuzën se ish-presidenti nxiti protesta të dhunshme që rezultuan me sulmin në Kapitol.

Senati do të zhvillojë gjyqin për të gjetur fajtor ose jo zotin Trump. Republikanët thonë se demokratët po nxitojnë me procesin. Mitch McConnell është udhëheqës i pakicës republikane në Senat.

Image

“Dhoma e Përfaqësuesve e filloi procesin me një shpejtësi të paparë dhe procedurë tepër minimale. Senati nuk mund të ofrojë një gjyq të cunguar që i mohon ish-Presidentit Trump proces të rregullt, ose përndryshe kjo do të dëmtonte Senatin dhe vetë presidencën.”

Ndërsa Presidenti Joe Biden theksoi mesazhin e unitetit në fjalimin e inaugurimit, presioni i demokratëve për dënimin e zotit Trump po kritikohet si hipokrizi, një akuzë e hedhur poshtë nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nancy Pelosi.

“Të thuash le ta harrojmë atë që nodhi, nuk ëshë diçka që i bashkon palët.”

Ekspertët ligjorë nuk pajtohen nëse Sentati mund të gjejë fajor ish- Presidentin. Por me epërsinë e vogël që kanë demokratët, gjykimi ka gjasa të vazhdojë.

Që të shpallet fajtor zoti Trump kërkohet një votim i shumicës prej dy të tretash, që do të thotë të 50 senatorët demokratë dhe të paktën 17 senatorë republikanë.Aziz Huq është profesor i së drejtës kueshtetuese në Universitetin e Çikagos.

“Një nga pasojat e gjetjes fajtor mund të jetë skualifikimi për poste të ardhshme. Mendoj se qëllimi i demokratëve është dërgimi i mesazhit për futjen me dhunë në Kapitol me 6 janar dhe së dyti, për t’u siguruar që zoti Trump nuk mund të konkurrojë për post publik.”

Zoti Trump ka lënë të kuptohet se mund të kandidojë përsëri në vitin 2024.

“Ju duam shumë. Do të kthehemi në një mënyrë.”

Meqenëse zoti Trump nuk u hoq deri sa i mbaroi mandati, ai gëzon privilegje, përfshirë pensionin, fonde për zyrën dhe punonjësit dhe mbrojtje nga Sherbimi Sekret. Por kjo mund të ndryshojë nëse demokratët ndryshojnë ligjin për ish-presidentët nëse zoti Trump shpallet fajtor.

Ndërsa zoti Biden tha se po e lë çështjen e zotit Trump në duart e Kongresit, ai dëshiron të sigurohet se kjo nuk do të ngadalësojë procesin e konfirmimit të kabinetit të tij nga Senati.

“Sa më shpejt të fillojmë nga puna përballë këtyre krizave, aq më mirë do të jetë”, tha Presidenti Biden.

Gjyqi ndaj zotit Trump mund të nisë në fillim të shkurtit. Ai është i vetmi president amerikan ndaj të cilit janë ngritur akuza dy herë. Asnjë president tjetër nuk është gjykuar në Senat pas largimit nga detyra. /VOA

Ngjarja paraprake

Ibrahimovic thumboi Zapatan: Kam shënuar më shumë gola sesa që ke ti ndeshje gjatë gjithë karrierës

Ngjarja e ardhëshme

Si t’i kultivoni në mënyrën e duhur lulet gjatë dimrit

të fundit nga