Përse guaca e WC-së pothuajse gjithmonë ka ngjyrë të bardhë?

Ekziston një shpjegim logjik përse tualetet janë të bardha

Edhe pse ngjyrat e errëta të banjave janë tashmë në modë për sa i përket interierit, ekspertët besojnë se një tualet në të zezë, kafe apo ndonjë nuancë tjetër të errët nuk është ideja më e mirë.

Shumica e guacave të WC-ve kanë vetëm ngjyrë të bardhë. Sidoqoftë, kur të dëgjoni arsyen pse kjo ngjyrë është kaq e përhapur, do të arrini në përfundimin se është në fakt zgjidhja e vetme logjike.

Materiali nga i cili është bërë

Porcelani, nga i cili është bërë guaca e WC-së, është një material i mirë dhe i fortë dhe pas pjekjes sipërfaqja e saj bëhet e qelqtë, e papërshkueshme nga uji dhe rezistente ndaj njollave.

Gjithashtu, porcelani zbardhet kur piqet në temperatura të larta. Në këtë mënyrë pastrohen më lehtë, pavarësisht se janë të bardha.

Edhe pse guaca e WC-së mund të bëhet me ngjyra të ndryshme, bërja e guacave të thjeshta të bardha është një opsion më i lehtë dhe më i lirë.

Ngjyra e bardhë ka të bëjë me pastërtinë

Sipas teorisë së ngjyrave, nuancat mund të ndikojnë në emocione në mënyra të ndryshme, dhe kur bëhet fjalë për të bardhën, ajo zakonisht lidhet me sigurinë dhe pastërtinë.

Për këtë arsye, banjat dhe repartet e spitaleve zakonisht janë të lyera me ngjyrë të bardhë.

Edhe pse një guacë e tualetit mund të bëhet me ngjyra të ndryshme – e bardha është një opsion më i lehtë dhe më i lirë.

E bardha është ngjyra më e njohur për tualetet

Perceptimi pozitiv i të bardhës e bën atë ideale për banjë. Sipas një studimi të kryer në Institutin e Teknologjisë në Turqi, tualetet e bukura dhe të dekoruara u shfaqën në fillim të shekullit të 20-të.

Tualetet e bardha janë neutrale dhe mjaft të lehta për t’u përshtatur në brendësi të çdo banjoje, çdo madhësie, dhe pamja e tyre klasike i përshtatet çdo dizajni, ndërsa nga ana tjetër ngjyra e zezë e tualetit do të prishë vrullin e hapësirës dhe është e keqe për tualete të vogla.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Mbappe nuk do të jetë në dispozicion të PSG-së

Ngjarja e ardhëshme

Llojet e shfarosjeve (gjenocideve) ndaj shqiptarëve të fshehura në kohë dhe hapësirë 1878-1999

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian