Përplasje te “Inceneratorët”, Tabaku nge zërin: Pushoni, boll më, nuk keni turp

Po zhvillohet me debate të forta mbledhja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Socialistët kundërshtojnë dëshminë e gazetarit Artan Rama, pasi sipas tyre është në një proces gjyqësor i paditur për shpifje për këtë çështje dhe kësisoj është në konflikt interesi.

Nga ana tjetër, demokratët pretendojnë se kërkesa e tyre nuk qëndron. Kryetarja Jorida Tabaku sqaroi se nuk ka asnjë konflikt interesi. Megjithatë, anëtarët e PS bllokuan dëshminë e gazetarit.

“Ai zotëri e ka bërë punën e tij, ne po flasim për papajtueshmëri për të qenë dëshmitarë në këtë komision” tha Arben Pëllumbi.

Pjesë nga debati:

Jorida Tabaku: Dëshmitari nuk përjahstohet dot. Kërkoj t’i jepet fjala zotit Rama. Hani dreka dhe darka me Mërtirin dhe flisni për gazetarët këtu.

Etjen Xhafaj: Mos bëni viktimën kot këtu.

Jorida Tabaku: Meqë kemi kuorum, dua zotin Pëllumbi këtu. Kemi 10 ditë kohë…

Arben Pëllumbi: Mos bëni insinuata që ne duam të pengojmë punën e komisionit.

Edmond Spaho: Ju keni frikë nga e vërteta dhe bëni lojëra këtu, që dëshmitari ka konflikt interesi. Këtu janë vjedhur dhe pastruar paratë. Turp të keni.

Jorida Tabaku: Ju lutem, se mund ta zgjidh unë këtë.

Edmond Spaho: Specialistët e komisionit të mbajnë qëndrimi asjëanëse.

Jorida Tabaku: Jam duke folur, fjalën këtu e jap unë. Nuk duhet të kemi frikë nga gazetarët. Le t’i lëmë të flasim, pasi nuk është në konflikt. Boll më!

Arben Pëllumbi: Kalojeni në rregullore, hidheni në votim.

/

Story i mëparshëm

Alarm për bombë në stacionin e autobuzëve në Prishtinë

Story i radhës

‘Optimizëm i matur’, teksa Perëndimi tenton të verifikojë tërheqjen e trupave ruse

Të fundit nga