perplasje mes grupeve kriminale dhe atentati ndaj kevin hajrulles hetimet shtrihen ne disa nivele 6782a36e78d7a

Përplasje mes grupeve kriminale dhe atentati ndaj Kevin Hajrullës, hetimet shtrihen në disa nivele

January 11, 2025
1 minut lexim

Kevin Hajrulla, i mbijetuari i një atentati të mirëorganizuar në Vlorë, është përmirësuar dhe ka dhënë dëshmi për hetuesit.

Ai ka mohuar të ketë njohur ekzekutorët, duke treguar se ka ndjerë erën e barutit në momentin kur u qëllua, para se të humbiste ndjenjat. Hajrulla pretendon se nuk ka konflikte personale dhe se për një periudhë të gjatë ka punuar në një call center.

Në lidhje me kushëririn e tij, Inez Hajrulla, i cili është në përplasje me grupin e Bernard Sinomatit, Kevin Hajrulla ka deklaruar se takimet mes tyre janë shumë të rralla dhe ndodhin vetëm në raste familjare. Policia dyshon se atentati ndaj Kevin Hajrullës lidhet me konfliktet e kushëririt të tij me grupe kriminale, megjithëse ai vetë nuk ka rekorde kriminale.

Aktualisht, Hajrulla është në gjendje të stabilizuar pas tri ndërhyrjeve kirurgjikale. Ndërkohë, Inez Hajrulla nuk është pyetur nga grupi hetimor pasi sipas sistemit TIMS, ai ndodhet jashtë vendit.

Përplasjet mes grupit të Inez Hajrullës dhe disa grupeve të tjera kriminale, përfshirë atë të Bernard Sinomatit, kanë qenë të ashpra. Konflikti është intensifikuar që pas vrasjes së Gëzim Sinomatit, nipit të Bernard Sinomatit, i cili u ekzekutua me snajper në dhjetor të 2023. Vrasja e Gëzim Sinomatit, djali i Sokol Sinomatit, ende mbetet e pazbardhur.

Pas atentatit në Vlorë ku u plagos Kevin Hajrulla dhe një person tjetër, në Tiranë ka pasur një tentativë për të ekzekutuar Bernard Sinomatin, duke e përshkallëzuar më tej këtë seri konfliktesh mes grupeve kriminale.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

tripunovski ministria se bashku me shoqatat bujqesore po krijojne programet per vitin 2025 67829e7f10e9b
Story i mëparshëm

Tripunovski: Ministria së bashku me shoqatat bujqësore po krijojnë Programet për vitin 2025

pdk hap fushaten e bindur per fitoren e madhe te 9 shkurtit 6782accc6e63f
Story i radhës

​PDK hap fushatën e bindur për fitoren e madhe të 9 shkurtit

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë