Përplasja me ministrin grek, reagon Erdogan: I rikujtuam Dendias të mbante vendin që i takon

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi ministrin grek, Nikos Dendias, lidhur me deklaratat në konferencën për shtyp me homologun Mevlut Cavusoglu.

Kreu i shtetit turk tha se ministri i tij i rikujtoi zyrtarit të Athinës të mbante vendin që i takon.

“Takimi ynë u zhvillua në një atmosferë miqësore, por gjatë bisedës me ministrin tonë të jashtëm, çështja mori rrjedhë tjetër. Sigurisht përballë sjelljes së Dendias dhe qëndrimit të tij, ministri i jashtëm i rikujtoi atij vendin që i takon”, u shpreh presidenti turk.

Erdogan shtoi se Turqia e konsideron qëndrimin e ministrit grek si të papërshtatshëm.

Pas përplasjes verbale në konferencën për shtyp, qeveria e Athinës nga ana tjetër tha se kërkon një “agjendë pozitive” me Ankaranë, pavarësisht diferencave që ekzistojnë. Kjo deklaratë kishte për qëllim të zbuste atmosferën pas shkëmbimit të ndezur të akuzave mes dy ministrave që thelloi dhe më shumë kundërshtimet mes palëve.

Dy vendet janë aleate në NATO, por vijojnë të përplasen lidhur më një sërë çështjesh, të tilla si shtrirja e rafteve kontinentale në Mesdheun lindor, hapësira ajrore, resurset energjetike, Qipro e ndarë etnikisht dhe status i disa ishujve në Egje.  Tensionet arritën kulmin verën e kaluar kur Turqia dërgoi anije shpuese në ujërat e Mesdheut.

Ngjarja paraprake

Greqia propozon "agjendë pozitive" me Turqinë

Ngjarja e ardhëshme

Arben Pëllumbi e pranon: PS ka patronazhistë në terren, i përdorim nga zgjedhjet e 2009-s

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian