Përplasen për Mesin e Ronaldon

COVID-19 i mohoi duelin me Mesin, yllit të Juventusit Cristiano Ronaldo, në triumfin 0:2 që Barcelona arriti në transfertë përballë kampionëve të Italisë. Në këtë përballje “Pleshti” argjentinas nuk e humbi rastin për të shkruar emrin e tij në listën e shënuesve.

Ndërkohë një betejë ka nisur në rrjetet sociale mes 2 klubeve.

Në postimin në faqen zyrtare në “Twitter”, katalanasit i “provokuan” bardhezinjtë, duke iu referuar Mesit me GOAT (më i madhi i të gjitha kohërave), teksa klubi italian, mendon hakmarrjen në sfidën e kthimit, me Kristiano Ronaldon në fushë. I kuptueshëm ky realitet, duke ditur dualizmin e përjetshëm midis Leo Messi dhe Ronaldos.

“Ne jemi të lumtur që keni qenë në gjendje të shihnim Messin, më të madhin e të gjitha kohërave.”, shkruhej në postimin e Barcelonës. (GOAT, q do të thotë fjalë për fjalë “dhi”, por në të vërtetë është shkurtesa e “Greatest of All Time” (më i madhi i të gjitha kohërave)).

Përgjigja e Juventusit nuk vonoi. “Ju ndoshta keni parë fjalorin e gabuar. Ne do t’ju sjellim të duhurin në Camp Nou”, shkroi klubi bardheblu në “Twitter”.

Ngjarja paraprake

Gjermania kthen prapa 20 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Ngjarja e ardhëshme

Ralf Gjoni i kthehet Lleshajt: S’mund t’i drejtohesh një deputeti ashtu! Policia nuk është e jotja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian