Përplasen dy makina në Durrës/ Volkswagen-i përfundon në lum, 3 të plagosur

Një aksident me pasoja të lehta ka ndodhur mbrëmjen e së hënës(28.09.2020) në Sukth të Durrësit.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë ngelur të plagosur 3 persona të cilët ndodhën në spital.

Rreth orës 19:30, një mjet me drejtuese shtetasen L.H., është përplasur me një mjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin F.B.

Për shkak të përplasjes mjeti tip “Volkswagen”, ka  rrëshkitur në shtratin e lumit Erzen e për  pasojë janë lënduar 3 shtetasit.

Forcat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Ngjarja paraprake

Gati 280,000 nxënës të shkollës amerikane kanë pasur koronavirus

Ngjarja e ardhëshme

Xhensila flet për herë të parë për fëmijërinë: Si u rrita me një nënë të divorcuar!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian