Përmes fotografive nga pushimet, Ana Kabashi paralajmëron këngën e re

Këngëtarja e njohur e skenës muzikore shqiptare, Ana Kabashi, momentalisht është duke shijuar pushimet në një nga bregdetet shqiptare.

Derisa ka gjetur një kohë larg aktiviteteve të zakonshme, ajo ka bërë një njoftim lidhur me projektet muzikore.

E njëjta bën me dije se është në përgatitje të këngës së re që quhet “Kuku” dhe se besohet që do të lansohet së shpejti.

Image

 

Ajo ndërkohë ka mahnitur me paraqitjen në bikini, gjersa shquhet për fizikun atraktiv.

“Kuku, kënga e re”, ka thënë ajo.

Kjo vjen një muaj pas projektit “Për dashni” që njëkohësisht u prit tejet mirë nga publiku.

Për vetëm një muaj ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Barcelona zyrtarizon edhe vendimin e ri

Story i radhës

Njerëzit po vdesin nga uria/ Situatë alarmante në Sudanin e Jugut, mungesa e ndihmave sjell krizë ushqimore

Të fundit nga