Përmbytjet, Vasili: Shqipëria në hall, ku janë sot ata që kur mbjellin një pemë rrinë 1 orë në televizion

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një deklaratë për media theksoi situatën e rënduar që po kalon vendi për shkak të motit të keq dhe përmbytjeve.

Vasili shprehet se  në këtë situatë emergjente nuk shihet asnjë ministër e as Kryeministri të interesohen për problematikat që po kalojnë qytetarët.

Petrit Vasili: Shqipëria është mbërthyer nga përmbytjet dhe një situatë motit e jashtëzakonshme. Ka krijuar probleme shumë të mëdha për qytetarët.  Ju jeni mësuar të shikoni pafund në media në mënyrë të përditshme qeverinë e cila ndan çelësat e ndonjë shtëpie të riparuar apo mbajnë shoën e radhës.

Sot Shqipëria është në hall. Sot i duhen qeveritarët.  Mjaft rrethe janë mbërthyer në darën e pasigurisë dhe ku nuk shikon këmbë ministri apo struktura të emergjencave civile. Po çahen rrugët të cilat sapo janë riparuar. Kjo është cilësia e mirëmbajtjes.  

Këta ministra e kryeministër që flasin për gjithë budallaqet e botës janë zhdukur nga qarkullimi. Këta që mbjellin  një pemë dhe rrinë 1 orë në televizion ku janë sot?   Ku janë emergjencat civile?  Këtu nuk po flet thjesht opozita flasin vetë ngjarjet.

Ngjarja paraprake

“Ivermectin” brenda dy javëve do të mbërrij në vendin tonë

Ngjarja e ardhëshme

Rrëfehet protagonistja kryesore e serialit “The Queen’s Gambit”: Nuk e prisja kurrë një sukses të tillë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian