Përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në Vietnam, mbi 80 të vdekur

Reshjet e mëdha të shiut, përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës në Vietnam kanë shkaktuar vdekjen e së paku 84 personave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Reshje të mëdha shiu goditën pjesën qendrore të vendit të Azisë Juglindore, duke rezultuar në humbje njerëzore. Mediatl lokale raportojnë se të paktën 38 persona mbeten ende të zhdukur, ndërsa të vdekurit përfshijnë punonjës të operacioneve të kërkim-shpëtimit. 

Të paktën 13 zyrtarë dhe ushtarë, duke shkuar për në hidrocentralin Rao Trang-3, humbën jetën nga një rrëshqitje e tokës në provincën Thua Thien Hue.

Zyra e Vietnamit e Komitetit Drejtues për Parandalimin dhe Kontrollin e Katastrofave Natyrore njoftoi se 52.933 shtëpi u përmbytën, ndërsa 24.734 u dëmtuan seriozisht.

Mbi 107.500 hektarë oriz dhe kultura ushqimore u dëmtuan nga përmbytjet, ndërsa mbi 461 mijë bagëti dhe shpendë ngordhën ose u rrëmbyen nga ujërat e mëdha. Rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet po ashtu dëmtuan 12 autostrada kombëtare dhe rrugë lokale.

Kryeministri Nguyen Xuan Phuc nisi një fushatë mbarëkombëtare për të mbledhur fonde për familjet e varfra dhe viktimat e përmbytjeve.

Shirat e dendur kanë goditur Vietnamin që nga 10 tetori. Këtë vit, kombi i Azisë Juglindore po përgatitet për tajfunin e tij të shtatë, Nangka.

Zyrtarët meteorologjikë kanë parashikuar reshje të vazhdueshme shiu në rajon, të paktën deri në 20 tetor, për shkak të presionit të ulët në veri të Detit të Kinës Jugore, i njohur po ashtu si Deti Lindor në Vietnam.



. .

Ngjarja paraprake

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme e epidemisë në këtë shtet evropian

Ngjarja e ardhëshme

Milani sjell dy përforcime të mëdha në janar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian