Përmbyset kamioni në në aksin Levan-Tepelenë, shkak dyshohet përgjumja e shoferit

Një kamion që transportonte inerte ka dalë nga rruga në aksin Levan-Tepelenë.

Mësohet se shkak i daljes së kamionit jashtë karrexhatës ka qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit i cili udhëtonte i vetëm.

Menjëherë janë njoftuar uniformat blu dhe shërbimi i urgjencës së spitalit të Fierit të cilët kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të lehta, edhe pse nga pamjet tregojnë një makinë thuajse totalisht të shkatërruar. 

Dëmet materiale janë të mëdha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

70 milionë euro nuk e joshin Milanin, ndan mendjen për Leaon

Story i radhës

LSDM: Çmimet për ushqim janë stabile, çmimet e derivateve të naftës po ulen

Të fundit nga