Përleshje mes dy futbollistëve në stërvitjen e Arsenalit

Një përleshje mes dy futbollistëve ka ndodhur në stërvitjen e Arsenalit ditën e mërkurë.

Në këtë përleshje kanë marrë pjesë mbrojtësi brazilian David Luiz dhe mesfushori spanjoll Dani Ceballos.

Ka qenë e përditshmja angleze The Sun që ka raportuar për ngjarjen, por të dy lojtarët kanë lënë mbrapa atë ndodhi dhe janë pajtuar.

Gjithnjë sipas mediumit anglez, David Luiz e ka goditur spanjollin në hundë duke i shkaktuar gjakderdhje dhe disa gërvishje.

Por bashkëlojtarët e tyre dhe trajneri Arteta kanë ndërhyrë menjëherë që situata mos të eskalojë edhe më shumë.

Gjithsesi dyshja janë paraqitur të enjten në stërvitje dhe i kanë dhënë dorën njëri tjetrit duke u pajtuar.

Megjithatë si Luiz ashtu edhe Ceballos do të përballen në ditët e ardhshme me dënim nga klubi londinez.

Ngjarja paraprake

Qeverisja ndryshe e ARTAN GRUBIT

Ngjarja e ardhëshme

Drejtori ekzekutiv i BioNtech: Vaksina kundër COVID-19 ndoshta mund të shpërndahet në dhjetor

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian