Përleshje fizike në një shkollë fillore të Gostivarit

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në një shkollë fillore të Gostivarit ka ndodhur një përleshje mes nxënësve të klasës së shtatë dhe të tetë.

“Dje (21-mars) në ora 12 e 34minuta në SPB Tetovë është raportuar për një përleshje fizike në shkollën fillore të Gostivarit, në të cilën kanë marrë pjesë dy grupe prej disa personash, kryesisht nxënës të klasës së shtatë dhe të tetë. Njëmbëdhjetë prej të përfshirëve në përleshje tashmë janë identifikuar dhe në prani të përfaqësuesit të Qendrës për çështje sociale dhe inspektorit për delikuencë të të miturve nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit janë thirrur për bisedë informative. Janë marrë masat dhe aktivitetet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, kështu që rasti do të pasohet nga parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë, pas mos skatësuar se për cilën shkollë konkretisht bëhet fjalë. /

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zjarr afër stacionit të trenave në Shkup (Video)

Story i radhës

Shpërthen zjarri në Kondovë, Maxhari dhe rrugës për në Bllacë, zjarrfikësit në teren

Të fundit nga