​Përkujtohet komandanti Haqif Kadrijaj

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haqif Kadrijaj do të vlerësohet përherë për kontributin dhe veprimtarinë e tij para dhe gjatë luftës në Kosovë, pasi ai dhe shumë dëshmorë e heronj kishin vetëm një diplomë, atë të atdhedashurisë.

Kështu u tha në një vjetorin e vdekjes së veprimtarit, Haqif Kadrijaj, gjatë një tubimi përkujtimor të mbajtur në Suharekë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj gjersa kujtoi dhe nderon veprën e Kadrijës, tha se edhe pas këtyre viteve nga mbarimi i luftës në Kosovë, po përballen me akuza të sojit, që janë dokumetuar një numër më i madh i ushtarëve se që kanë qenë në luftë, derisa thekson se Suhareka ka pasur 6 mijë ushtarë përgjatë kohës së luftës.

Muharremaj: Akoma përballemi me akuza dyshuese për numrin e ushtarëve që kanë luftuar në Suharekë

“Kemi ardhur ta përkujtojmë komandantin e luftës, Haqif Kadrija. Po shihet në çfarë periudhe jemi duke shkuar, në çfarë faze po kalojmë dhe më tutje i kemi akuzat, “na keni rrejt”. Jo, nuk ju kemi rrejt. Po dua t’i flas disa fjalë që nuk i kam folur asnjëherë, po thonë keni bërë shumë ushtarë. Jo nuk kemi bërë shumë ushtarë. Suhareka i ka pasur 6 mijë ushtarë, me emër dhe mbiemër, duke filluar nga maji dhe deri kur është bërë ndërmjetizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe në Suharekë… Muaji mars është një muaj që ne kujtojmë shumë dëshmorë që kanë rënë dhe fillojmë në Suharekë nga data 25 dhe do të mundohemi ta mbajmë protokollin së bashku me shoqatat e dala nga lufta”, theksoi ai.

E kryetari Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Suharekë, Destan Zekolli tha se Haqif Kadrija së bashku me shumë dëshmorë e heronj kishte diplomën e atdhedashurisë.

Zekolli: Adem Jashari dhe Haqifi kishin akademinë e atdhedashurisë

“Sot 25-së vite pas luftës, një pjesë akoma kanë mëdyshje se nga erdhi liria, kush e solli lirinë. Kush tjetër përveç luftëtarëve të lirisë, dëshmorët dhe heronjtë e kombit. Për ta dashur atdheun nuk duhet të ketë akademi dhe as diploma falso, as doktoraturë, por duhet të kenë shpirt dhe gjak shqiptari… Disa pyesin se çfarë akademie kishe Adem Jashari dhe Haqifi, dhe unë them se kishin akademinë e atdhedashurisë”, u shpreh Zekolli.

Ish-zëdhënës komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, gjenerali Sadik Halitjahaj, derisa foli për kontributin e komandantit Kadrija, theksoi se ai ka ikur nga kjo botë i ri por i plotësuar, pasi që e pa Kosovën të lirë e që ishte njëra prej synimeve të tij.

Jahaj: Haqifi iku i ri, por iku duke parë lirinë e Kosovës

“Haqifi ishte një person shumë dimensional, i cili që në rini në moshën 16-të vjeçare, ai u përball me pushtuesin Jugosllavë… Dalja në Budagovë dhe themelimi i batalionit të dytë të brigadës 123 të zonës operative të Pashtrikut, i gjeti të gatshëm me terrenin e gatshëm që kishin përgatitur. Këta të parët u përgjigjen dhe u regjistruan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës… Të flasësh për Haqifin është mirë të bëhet një libër, një film dokumentar. Unë një material shkrimor ia kam bërë gati familjes… Haqifi edhe pse na iku i ri, na iku parakohe, ai shkoi i plotësuar me idealin e tij, sepse arriti ta sheh Kosovën e lirë… Në mendjen tonë do të vlerësohet përherë ashtu siç ishte dhe i mbetën vlerat e tija, edhe pse sot nuk është në mesin tonë, ai ka vlerë më shumë se ne të gjallët”, tha ai.

Të pranishmit me një fjalë rasti i përshendeti edhe ih-deputeti, Elmi Reçica, i cili tha se ky numër kaq i madh i të pranishmëve e dëshmon se kush ka qen komandant,Haqif Kadrijaj.

Reçica: Haqifi i përngjan më shumë se çdokush tjetër komandantit legjendar

“Nga kjo fotografi që e pash se kam parë shumë foto të Haqifit, kam parë edhe Haqifin personalisht gjatë luftës dhe pas saj, por kjo foto është më e mirë dhe më domethënëse. Është një foto që në prapavi e ka komandantin legjendar Adem Jasharin. Ndërsa, Haqifi sigurisht që i përngjan më shumë se çdokush tjetër komandantit legjendar dhe kjo e dëshmon se kush ka qenë dhe çfarë ka përfaqësuar Haqifi. Në anën tjetër ky numër njerëzve dhe nga të gjitha territoret e shtetit tonë e dëshmon se kush ka qen gjatë jetës së tij Haqif Kadrijaj por edhe kush është sot familja që ka lënë pas Haqifi“, tha ai

Ali Kadrijaj duke paraqitur biografinë e komandantit Kadrijës, tha se ai kontribuoi që nga fëmijëria, duke marrë pjesë në organizime dhe protesta të ndryshe. Kontributi dhe vepra e tij u vlerësua edhe nga veprimtari Nait Hasani.

Për ta nderuar veprën eHaqif Kadrijës, gjatë ditën janë bërë edhe homazhe te varrezat e fshatit Krushicë e Eperme të Suharekës.

Kujtojmë se Haqif kadrija ka qenë ish komandanti i togut të Batalionit të dytë, të Brigadës 123 të Zonës së Pashtrikut. Ai ka dhënë kontribut për çështjen kombëtare, të kurorëzuar me lirinë e atdheut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Puja: Kur je portier është pak e vështirë të futesh në rotacion

Story i radhës

Shpallja e Vjosës “Park Kombëtar”/ Mediat botërore jehonë lajmit: Pasuri kontinentale, shpëtoi nga kërcënimi

Të fundit nga