perkujtohen heronjte rexhep mala e nuhi berisha ne 40 vjetorin e renies 65a03f3791be1

​Përkujtohen heronjtë Rexhep Mala e Nuhi Berisha në 40-vjetorin e rënies

January 11, 2024
min lexim

Rënia e heronjve Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës ishte mobilizim dhe frymëzim për të mbajtur epitetin e lartë të familjeve të dëshmorëve në luftën për liri dhe pavarësi të popullit të Kosovës në përballjen me ish-regjimin serb.

Kështu u tha sonte në një akademi përkujtimore me rastin e 40-vjetorit të rënies së Nuhi Berishës dhe Rexhep Malës, organizuar nën përkujdesjen e Qeverisë.

Kryeministri Albin Kurti me këtë rast ka folur mbi figurën e heronjve Mala e Rexhepi si pjesë e rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi. Ai ka cituar edhe pjesë nga libri “Qëndresa – kujtime nga burgu” të Rexhep Malës, të shkruar mes viteve 1975-1983.

Kurti: Serbia aplikoi tortura çnjerëzore ndaj të burgosurve politikë

“Duke nënvizuar kujtimet e Rexhep Malajt, një nga gjërat vura re ishte që paragrafët që dikur i kisha nënvizuar me të kuqe gjatë leximit të parë, disi përkonin me situatën, dukuri që i njihja mirë edhe nga periudha ime e burgosjes nga regjimi pushtues dhe fashist serb nga prilli 1999 deri në dhjetor 2001. Të burgosurit politikë të të gjitha periudhave të shtypjes, të përndjekjes, të shfrytëzimit në ish-Jugosllavi nga Serbia, shumë prej të cilëve jeni këtu sonte bashkë, e dinë mirë se për çka e kam fjalën. E thënë në mënyrë të kushtëzuar ekziston një sikur shkencë, një kuazi shkencë e tërë me praktika të përbindshme e me teknika çnjerëzore të torturave fizike dhe trysnive psikike të cilat janë zhvilluar dhe aplikuar nga regjimi kriminal i Serbisë mbi mijëra e mijëra të burgosur shqiptarë gjatë atyre pesë dekadave e gjysmë sa Kosova ishte e pushtuar nga Serbia dhe mbahej nën Jugosllavi, e të cilët u shndërruan në 666 shekuj burg”, ka thënë Kurti.

Kurti përndjekjen dhe dhunën sistematike të shtetit serb ndaj veprimtarëve shqiptarë për liri e pavarësi e ka quajtur një inkuizicion politik gjatë shekullit 20.

Kurti: Rexhep Mala njihte mirë historitë e burgut të shokëve

“Rexhep Mala në kujtimet e tij të burgut shkruan kështu: Një polic që të nesërmen do të mësoja se ishte hetuesi im kryesor, kur hyri brenda më pyeti: Ti je Shpëtim Guri, a? Po, i thashë. Duke u zgërdhirë, më tha: Në shtëpi e bëjnë miellin bukë, e ne këtu e bëjmë bukën miell. Mbaje mend këtë! Qeshi me fjalët e veta si i marrë dhe iku. M’u kujtuan fytyrat e Gestapos hitleriane që i kisha parë në filma”. Dhe, vërtet të atilla ishin dhe Rexhep Mala ishte i vetëdijshëm për këtë, sepse i njihte mirë historitë e burgut të shokëve të gjeneratave të mëhershme siç kuptohet edhe nga këto shënime të tij mbi anën monstruoze të shërbimit sekret të UDB-së… Nata e 11 janarit 1984 i kishte gjetur bashkë Rexhep Malën e Nuhi Berishën në një bazë ilegale në Prishtinë dhe të dy bashkë rezistuan të armatosur në përballje me policë të Serbisë derisa u vranë atë natë këtu e 40 vjet më parë”, ka thënë Kurti.

Një fjalë rasti në emër të familjeve Mala dhe Berisha ka mbajtur e bija e Rexhep Malës, Fitore Mala.

Mala: Rënia e Malës e Berishës ishte mobilizim e frymëzim për ne

“Ashtu si sot e 40 vjet më parë për ne familjarët mbetet i freskët kujtimi për ta. Qe atëherë, vendi ishte shndërruar në forcë, sepse rënia e tyre ishte ngritja, mobilizim, frymëzim edhe për ne për të mbajtur epitetin e lartë të familjeve të dëshmorëve, gjë e cila nuk ka qenë aspak e lehtë për 20 vjetët nën rrethanat e okupimit, por hiq më pak edhe 20 vjet të tjera pas çlirimit, në rrethana krejtësisht të reja ku familjeve tona iu bashkuan edhe qindra-mijëra familje që dhanë më të shtrenjtën e tyre”, ka thënë Mala.

Në këtë akademi për jetën dhe veprën e heronjve Mala e Berisha kanë folur edhe bashkëveprimtari Mehmet Hajrizi, bashkëpunëtori i heroit Nuhi Berisha, Gafurr Elshani dhe bashkëvuajtësi i burgut me Rexhep Malën, Skënder Kastrati.

Ndërmjet 11 e 12 janarit 1984, Rexhep Malaj 33-vjeç, pa u bërë tetë muaj që u lirua nga burgu i rëndë nëntëvjeçar, bashkë me shokun e tij Nuhi Berisha, i cili asokohe ishte student 23-vjeç dhe pjesëmarrës i demonstratave 1981, ranë heroikisht në luftim me forcat serbe në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.

Ndryshe, gjatë ditës kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës Hajrullah Çeku, ka qëndruar në shtëpitë e familjeve të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, dhe shtëpinë e Rexhep Malës e ka shpallur aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

skenaret e mundshem te perfundimit te luftes ne ukraine 65a03efde798b
Story i mëparshëm

Skenarët e mundshëm të përfundimit të luftës në Ukrainë

gara mbi 110 mije qytetare levizen per 10 dite ne anp adem jashari 65a0428127455
Story i radhës

Gara: Mbi 110 mijë qytetarë lëvizën për 10 ditë në ANP “Adem Jashari”

Të fundit nga

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë