Përkujtim prekës i poetit Xhabir Ahmeti për djalin e tij Luranin

Poeti Xhabir Ahmeti ka shkruar një letër mjaft prekëse, dedikuar djalit të tij, aktorit të njohur Luran Ahmeti.

PËR KUJTIM PËR DJALIN TIM TË MIRË, LURANIN

Biri im, fjalët e mia pas teje nuk kanë peshë, s’i përfill më Muza, sepse ajo vinte pas buzëqeshjes tënde, jo pas fjalëve të mia. Ti ishe burimi i dashurisë së kësaj shtëpie, ishe një gejzer dashurie për popullin, ti ishe ai që artin e kuptoje si rendin më të lartë të mundshëm, ti i paloje argumentet se dashuria edhe e vërteta janë çelësat të cilët do ta sjellin madhështinë midis nesh, midis këtij populli të p ë r ç a r ë. Ti ishe një burim i pashtershëm i ideve fisnike; brenda teje gufonin ëndrrat më sub lime për ta bërë kulturën tonë të njohur në botë përmes artit teatror dhe përmes filmit.

Me net e net të tëra, me vite, rrije para ekranit duke hulumtuar thellësitë e filmit dhe të teatrit. I mblidhje përvojat më të mira të këtij arti që një ditë të shpë rthejë talenti yt dhe me kreativitet të rrallë t’i zbulojë gjërat e zgjedhura që i posedojmë si popull, raritetet e veçantitë. Ti nuk i doje mesazhet në art, por origjinalitetin e ngrehinës artistike. Ti besoje se një ditë do të vijë dita jote të derdhësh dritën lëbyr ëse të fo rcës tënde krijuese mbi popullin tonë të përvuajtur. Sepse, thoshe, e vërteta që është me mua i përballon të gjitha pengesat.

Ngjarja paraprake

Namazi i teravisë të falet në shtëpi derisa të largohet kufizimi i lëvizjes, vendosi Myftinia e Shkupit

Ngjarja e ardhëshme

Ambasadori italian thirret në Ministrinë e Jashtme turke

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian