Përkrahësi më i madh i VMRO-së tek shqiptarët, ARBEN TARAVARI thotë: Mickoski ka kërkuar falje për ngjarjet e 27 Prillit!

Përkrahësi më i madh i VMRO-DPMNE-së tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari ka përsëritur edhe njëherë se koalicioni mes VMRO-së dhe Aleancës për Shqiptarët është më se i mundshëm, informon portali në gjuhën maqedonase vocentar.com

Taravari është sekretar i përgjithshëm i ASH-së, ishte ministri i parë i shëndetësisë në qeverinë Zaev e formuar gjatë vitit 2017. Taravari siç duket nuk mund t’ia fal Zaevit dhe LSDM-së që nuk e përkrahën në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

Sipas portalit vocentar.com Taravari ka ambicje të mëdha politike: të zgjidhet të paktën edhe njëherë kryetar i Gostivarit dhe nëse i renditen kockat në të afërmen të bëhet dhe lider i ri i Aleancës për Shqiptarët dhe për realizimin e këtyre qëllimeve i duhet ndihma e VMRO-DPMNE-së.

Taravari gjatë paraqitjes së tij të fundit në televizionin 21 deklaroi se lideri i VMRI-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka kërkuar falje për ngjarjet e rënda të 27 Prillit në Kuvend, ku kryetari aktual i Taravarit, Ziadin Sela u rrahë gati për vdekje nga anëtar të VMRO-së.

Ngjarja paraprake

Do i riktheheni aktivitetit fizik pas infektimit me Covid? Mjekët japin disa këshilla që duhet t'i dini të gjithë (Zbardhen rezultatet e studimit të fundit)

Ngjarja e ardhëshme

Ed Sheeran dhuron 10 mijë funta për spitalin që u kujdes për gjyshen e tij

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian