perkeqesohet situata ne pyllin e peshtanit ne shqiperi perdoret helikopteri ne ndihme te zjarrfikesve 64bd4fb5f274e

Përkeqësohet situata në pyllin e Peshtanit në Shqipëri, përdoret helikopteri në ndihmë të zjarrfikësve

July 23, 2023
1 minut lexim

Situata është përkeqësuar në pyllin me pisha të Peshtanit në Fier të Shqipërisë.

Edhe pse më herët u bë e mundur shuarja dhe vënia nën kontroll e dy vatrave të zjarrit në Peshtan, flakët kanë nisur të dalin sërish jashtë kontrollit.

Flakët si pasojë e erës kanë kaluar në anën tjetër të rrugës për t’u përhapur drejt fshatit Kraps. Mjetet zjarrfikëse janë tërhequr për shkak të situatës së vështirë.

Flakët në pyllin me pisha në zonën e Cakranit janë me intensitet të lartë, ndërkohë që ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur.

Një helikopter u ka ardhur në ndihmë zjarrfikësve, pas kërkesës së prefektit të qarkut Fier, Lefter Shehaj.

Deri më tani për zjarrvënien është arrestuar një 28-vjeçar, i cili ndezi zjarr për hapjen e kullotave, duke sjellë pasoja të mëdha.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

rita ora flet per eksperiencen ne filmin wonderwell me aktoren e ndjere carrie fisher ajo eshte nje ikone do ta kujtoj gjithmone 64bd4fb346704
Story i mëparshëm

Rita Ora flet për eksperiencën në filmin “Wonderwell” me aktoren e ndjerë Carrie Fisher: Ajo është një ikonë, do ta kujtoj gjithmonë

shushnica beogradi kidnapoi jeten e serbeve te kosoves i izoloi nga normaliteti 64bd5203cc69a
Story i radhës

​Shushnica: Beogradi kidnapoi jetën e serbëve të Kosovës, i izoloi nga normaliteti

Të fundit nga

ShkoLartë