Përkeqësohet performanca e procesorëve AMD në Windows 11

AMD paralajmëroi javën e kaluar se çipet e kompanisë kanë probleme me performancën në Windows 11 dhe sot përditësimi i parë i Microsoft për ta rregulluar e përkeqësoi më tutje situatën.

Dy kompanitë gjetën probleme të procesorëve Ryzen në Windows 11. Konkretisht Windows 11 trefishonte vonesat e transmetimit të L3 Cache, duke tkurrur performancën me 15% në disa video lojëra.

Problemi i dytë ishte në teknologjinë “preferred core” të AMD.

Vonesat e transmetimit të L3 Cache ishin 10ns në Windows 10 sipas testimeve të TechPowerUP me procesorin Ryzen 7 2700X ndërsa në Windows 11 shkoi në 17ns. Tani me përditësimin e 12 Tetorit, vonesat shkuan deri në 31.9ns.

Në fund të muajit AMD dhe Microsoft kanë premtuar një zgjidhje. Megjithatë problemi me L3 Cache mund të adresohet që nga java e ardhshme më 19 Tetor.

Është diçka e papritur që Windows 11 të ketë probleme të tilla sidomos pas reduktimit të procesorëve që mund të suportojnë sistemin e ri operativ. /PCWorld Albanian

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Kandidati për kryetar i VMRO-DPMNE-së për Gazi Babën dënohet për shpërndarje droge

Ngjarja e ardhëshme

Shaqiri: Maqedonia e Veriut lider në rajon në procesin e digjitalizimit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian