Përkeqësohet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit italian

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio
Berlusconi vazhdon të ketë probleme me shëndetin.

Berlusconi,
vijon të ketë probleme me shëndetin, edhe pasi arriti të mposhtë koronavirusin,
pas një beteje të gjatë pozitiviteti.

Mediet fqinje raportojnë se ditët e
fundit gjendja shëndetësore e Berlusconit është përkeqësuar ndjeshëm, ndaj dhe
mjekët i kanë këshilluar që të mos lëvizë nga shtëpia, transmeton Gazeta
Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i ish-kryeministrit, Federico Cecconi, gjatë seancës së fundit gjyqësore për procesin “Ruby ter”, teksa ka deklaruar se mjekët i kanë rekomanduar “pushim absolut në shtëpi, për të mos lëvizur dhe për të mos kryer aktivitete fizike”./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

UEFA publikon listën e ngushtë për ekipin e vitit

Ngjarja e ardhëshme

Po rregullohet shtrati i ‘Lumbardhit’, do të ketë shtigje për ecje dhe ndriçim për natën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian