perjashtimi i 9 mesuesve nga shkolla 26 korriku arsimtaret shkarkimet e qellimshme me motive politike 6793a543e1a2b

Përjashtimi i 9 mësuesve nga Shkolla “26 korriku”, arsimtarët: Shkarkimet e qëllimshme me motive politike!

January 24, 2025
1 minut lexim

Përjashtimi nga puna për 9 mësuesit e shkollës komunale “26 korriku” thuhet se është bërë, sipas tyre, me motive politike, Mësuesit në një letër kanë paraqitur pakënaqësi deri tek institucionet përkatëse.

Në letër arsimtarët pohojnë se:

ARSIMTARËT E PËRJASHTUAR NGA SHKOLLA “26 KORRIKU”

“Ne, një grup mësuesish që jemi punësuar në një shkollë fillore “më datë 26 korrik, për lëndë të ndryshme, nuk kemi vazhduar kontratën e punës për lëndët mësimore, pavarësisht se jemi punësuar prej më shumë se 2 vitesh me orar të plotë i punës dhe mësuesit janë punësuar për të njëjtat punë që nuk plotësojnë kushtet sipas ligjit dhe shpalljes publike.”

Mësuesit kërkojnë të anulohet shpallja dhe konkursi të jetë i barabartë.

ARSIMTARËT E PËRJASHTUAR NGA SHKOLLA “26 KORRIKU”

“Besojmë se kjo është bërë me qëllim të keq për të punësuar politikisht njerëz të afërt me parti të caktuara edhe pse nuk i plotësojnë kërkesat. Ne kërkojmë që shpallja të anulohet dhe të përsëritet dhe të na lejohet të konkurrojmë në mënyrë të barabartë për vendet tona të punës.”

Ata kërkojnë nga institucionet përkatëse që të inspektohet dhe të bëhet kontroll i jashtëzakonshëm në shkollë “26 korriku”.

Ndryshe, disa nga mësueset e shkollës që morrën lajmin e largimit nga kjo shollë ishin në pushim të lindjes. Ndërkaq Ministria e Arsimit edne nuk është përgjigjur pyetjes së Klan Macedonai rreth shkarkimeve nga puna për 9 mësuesit e shkollës “26 korriku”. /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

google investon edhe 1 miliarde dollare te tjera ne anthropic 6793a417cb829
Story i mëparshëm

Google investon edhe 1 miliardë dollarë të tjera në Anthropic

mickoski ndertimi i autostrades shkup bllace eshte ne interesin tone 6793a5f599791
Story i radhës

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë

Të fundit nga

ShkoLartë