Përgjimet e Antimafias italiane, Bardhi: Provuan edhe njëherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për përgjimet e publikuara nga mediat italiane, ku përmendet fakti se zyrtarë të lartë shqiptarë përfshihen në skema rryshfetesh për lejet e ndërtimit të gradacelave.

Në një postim në facebook, Bardhi thotë se Veliaj, të cilin e quan shërbëtori i organizatës mafioze Ndragheta, duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët.

Më tej demokrati thekson se “përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njëherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt”, ndërsa shton se dita kur shqiptarët do kenë drejtësi është më afër se kurrë më parë.

Postimi i plotë

Shërbëtori i organizatës mafioze Ndragheta duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët! Erion Veliaj e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias.

Përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njeherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi më 25 prill. Dita po vjen dhe drejtësia është më afër se kurrë më parë!

Ngjarja paraprake

Rritet numri i të infektuarve me Covid në Greqi: Humbin jetën 24 persona

Ngjarja e ardhëshme

Si të mposhtni stresin - Çfarë duhet të bëni të paktën një herë në javë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian