“Përgjigjuni brenda 48 orësh ose…”/ OFL i dërgon formularin shtatë të fortëve. Njëri i vuri tritol kolegut polic

Operacioni Forca e Ligjit ka dërguar një rekord formularësh këtë të premte, duke “trokitur” në derën e 7 të dënuarve për krime të rënda në Fier, Lushnje, Berat, Elbasan dhe Tiranë.

Tre prej tyre janë të dënuar për vrasje. Mes tyre, Shaban Lami, ish-efektiv i Komisariatit të Policisë nr.5 në Tiranë i cili u dënua  me 10 vjet burg për vendosjen e një sasie tritoli në automjetin e efektivit Sh. Toplana. Ngjarja ka ndodhur me tetori 2013 në kryeqytet.

Shpërthimi në automjetin e komandantit të Njësisë së Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin nr.6 Tiranë shkatërroi vetëm mjetin, pa i shkaktuar dëme fizike Toplanës. Motiv i tentativës së vrasjes ishte hakmarrja për faktin se Toplana një ditë më parë kishte shoqëruar në polici djalin e të pandehurit Lami, pasi e kishte ndaluar duke drejtuar një automjet pa dokumentacion.

Për këtë ngjarje u dënua me 30 vjet heqje lirie edhe nipi i tij Renato Kazani.

 OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Faslli Buzi, banues në Fier,i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

-Nazmi Aliu (alias Buzi), banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

-Dëfrim Kurtdeda (alias Dëfrim Sina), banues në Lushnje, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tantativë dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim;

-Maliq Hyka, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;

-Shaban Lami, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”;

-Arjan Dalipi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Marsel Selamaj, banues në Berat,  i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja paraprake

Radev: Nuk mund të bëhet kompromis për historinë dhe identitetin

Ngjarja e ardhëshme

Nuk arriti të shkëlqente me kombëtaren italiane

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian