Përgjegjësitë e historianit

Historiani ka  përgjegjësinë kryesore se si duhet shkruar historia.Ai duhet ta shkruajë historinë sipas ndodhjës së ngjarjeve historike e jo sipas deshirave të politikës aktuale.Historiani shqiptar duhet që ta don vendin dhe popullin shqiptar.Ai duhet bërë çmos që ti zbulojë dokumentët historike që nga koha e lashtësisë duke vazhduar me mesjetën shqiptare, kohën e re si dhe kohën me të re në mënyrë që ta shkruajë të plotë historinë shqiptare.Historiani shqiptar duhet të jetë edhe atdhetar ai nuk guxon asesi që interesin e tij personal ta vendosë përpara interesit kombëtar.Historiani shqiptar ka përgjegjësi të dyfishtë se jemi gjenerata e parë që e kemi mundësinë ta shkruajmë historinë tonë shqiptare ashtu siç ka ndodhur e jo ashtu siç e deshiron dikush të ketë ndodhur.Historiani duhet të jetë edhe një mjek i përsosour kur ta shkruan historinë.Ai duhet ti mbledhë eshtrat dhe  plagët e kombit shqiptar,ai duhet mos të flej në gjumë kur shfleton dokumentët dhe kronikat historike që kanë të bëjnë me vrasjen dhe masakrimin e popullitë iliro-arberoro-shqiptar gjatë historisë së dhimbshme por krenare të kombit tonë shqiptar.

Historiani duhet të mishërohet me portretët historike të periudhave të ndryshme kohore.Ai duhet analizuar dhe matur me peshën e gurit dhe me akullin e ftoftë të mendjës ngjarjën historike.Historiani asesi nuk guxon të shitët dhe as te blihet të askush.Shpesh kemi pasur raste që historianët tanë edhe pa dëshirën e tyre kanë shkruar gjëra që me pas kishin pasur deshirë ti hanë dhe gëlltisin dhe që këto gjëra mos të shpërndahen dhe të lexohën kurrë në opinionin shqiptar.

Por historiani duhet ta di se fjalën e thënë mund ta marrë era,por fjala e shkruar dhe e botuar mbetët për jetë.Edhe historianët janë qënie njerëzore që mund të bëjnë gabimet e tyre.Qoftë këto gabime me vetëdije apo edhe pa vetëdije.Për ato gabime ata duhet të kërkojnë falje. Pra,historiani duhet të jetë para së gjithash edhe atdhetar i mirë.Për faktin se ai gjatë gjithë kohës lexon ,shkruan dhe gjurmon për rezistencën heroike të herojve shqiptar gjatë shumë shekujve të historisë.Përgjegjësia e historianit për fjalën e shkruar dhe të botuar është dy herë më e madhe se përgjegjësitë tjera.Sepse një mjek me një gabim mund ta mbysë një apo dy persona.Një ekonomist apo matematicient, mund ta varfërojnë fondin me ndonjë gabim në llogaritje apo për mosaftësi profesionale.Historiani nëse gabon mundet që ta fallsifikoj një shekull të tërë.Me një fjalë një populli që i vritët historia është i vrarë i tëri.Ne shqiptarëve shumë shpesh na u ka vra historia.Për faktin se me shumë kemi kaluar të pushtuar se sa të lirë.Historiani i mirëfilltë duhet te jetë si një bletë puntore e cila lule në lule e thithë nektarin dhe me pasë me punën e saj të zellshme krijon rrjetin e saj ku vjen edhe mjalti që është prodhim i mbarë për shëndetin e njeriut.

Edhe historiani shqiptar, duhet të kujdeset për shëndetin e kombit shqiptar.Sa e sa herë mendoj për 47.000 shqiptarët e mbetur që na i vrau komunzmi pansllavistë gjatë dhe pas luftës botërore.Sa e sa herë më bijnë ndërmend fjalët e  atdhetarit Gjon Dedë Stanisha i cili gjatë pushkatimit prapa mureve të burgut të Prishtinës brohoriste me zë të lartë: Rrnoftë Çamëria!Rrnoftë Shqipëria!, e kur deshti të brohoriste për të tretën herë Rrnoftë Kosova! gjelatët komunistë i prenë fjalën në fyt me bresheri automatiku.Shpesh mendoj se ku gjinden varret e Marie Shllakut,Bernard Llupit,Kolë Parubit,Gjergj Martinit,Halim Spahis,Tahir Dedes,Kajtaz Ramadanit, Rexhep Kabashit dhe shumë e shumë të tjerëve.Në mendje shpesh me rrinë vrasjet e Kapidan Mark Gjon Markut,Llesh Gjon Markut,Ndue Përlleshit dhe shumë e shumë atdhetarëve shqiptar.Asesi  nuk më hiqen nga mendja masakrat serbe,malazeze dhe maqedonase, në trojet shqiptare prej vitit 1912 e deri në vitin 1999 që do të jetë edhe tema bosht në sesionin e ardhshëm shkencor që do ta organizon Shoqata “Trojet e Arbrit”.Historiani shqiptar duhet të sakrifikohet për të vërtetën historike dhe jo të priviligjohet duke mbyllur sytë për të mos thënë të vërtetën.Historia jonë shqiptare ka një problem të madh.Një pjesë e historianëve ende nuk  dijnë të ndajnë periodizimin e historisë.

Një gjë duhet ditur,Kosova është okupuar nga Serbia në vitin 1912 dhe është çliruar në vitin 1999, nga forcat e Natos dhe qëndresa shqiptare.Se si punuan akterët politikë mbrenda kësaj periudhe kohore  të pushtimit, ka vend të studiohet.Meqenëse ka vite që jam në krye të një projekti kombëtar për ndriçimin e historisë shqiptare lirisht mundë të them që falë angazhimit të 300 historianëve dhe studiuesve shqiptar anë e kënd trojeve shqiptare dhe diasporës se madhe atdhetare ja kemi arritur qëllimit që ta shkruajmë historinë shqiptare të pastër si loti,ashtu siç ka ndodhur edhe pse jemi luftuar në shumë anë për të mos dalë e vërteta historike në shesh.

Përgjegjësia e historianit është përgjegjësi historike.Se të gjitha këto vepra enciklopedike të shkruara do ti mbesin dëshmi breznisë në të ardhmën.Në bazë të këtyre veprave që kemi shkruar sot, nesër apo pas 100 apo 200 viteve do t´iu shërbejnë si brumë gjeneratave të ardhme që ti kenë si burime historike të dorës së parë.Historiani duhet ta dijë një gjë-ai nuk duhet të ndikohet nga rrethanat kohore dhe politike që  e rrethojnë atë por duhet ti shikoj dokumentët historike që duhet ti merr si lëndë të parë apo si brum për ta shkruar historinë.Të gabosh është njerëzore por ta përserisësh gabimin e njëjtë pa u skuqur dhe pa kërkuar falje është djallëzore.Prandaj përgjegjësia e historianit është si pesha e gurit që duhet mbajtur gjatë ecjes por përkundër barrës dhe peshës së rendë ai nuk duhet asnjëherë ta humbë drejtëpeshimin,ku humbja e këti drejtëpeshimi vetëm për një moment të shkurtër, mund të hedhë në humnerë.

Ngjarja paraprake

Lajm i hidhur: Vedat Muriqi nuk luan kundër Maqedonisë së Veriut

Ngjarja e ardhëshme

Gënjeshtrat ekstreme për infektimin e Trumpit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian