Përfundon votimi për “Fotografitë e Vitit” të Anadolu Agency

Ka përfunduar votimi për “Fotografitë e Vitit” të Anadolu Agency (AA).

Në votimin e këtij viti, ku bënin pjesë 76 fotografi në tri kategori, edhe atë “lajm”, “jetë” dhe “sport”, nga Turqia dhe vende të ndryshme të botës, votuan 394.624 persona, përfshirë edhe personalitete të shquara dhe zyrtarë të lartë.

Në votimin që vazhdoi përgjatë muajit dhjetor, fotografia e vitit në kategorinë “lajmit” u zgjodh ajo e Özkan Bilgin e titulluar “Fatkeqësia e ortekut në Van”.

Në kategorinë e “jetës” u zgjodh fotografia e Muhammed Said e titulluar “Lumturia e foshnjës Muhammed”, ndërsa në kategorinë e “sportit” fotografia e vitit u zgjodh ajo e shkrepur nga Fecri Balık e titulluar “Fusha e volejbollit me goma”.

Fotografia e titulluar “Fatkeqësia e ortekut në Van”, përshkruan momentet e një ushtari që derdh lot për kolegun e tij që kishte mbetur nën borë gjatë punimeve të kërkim-shpëtimit në ortekun e ndodhur në rrethin Bahçesaray të qytetit lindor të Turqisë, Van.

Ndërsa fotografia e titulluar “Lumturia e foshnjës Muhammed”, përshkruan foshnjën 15-muajshe Muhammed nga qyteti Idlib i cili kthehet në vendlindjen e tij me këmba protezë, i cili u sjell në Turqi me urdhër të ministrit turk të Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu.

Ndërkaq fotografia e kategorisë së sportit tregon se si një grup fëmijë në qytetin Siirt të Turqisë me mundësitë e veta kanë krijuar një fushë volejbolli me goma të automjeteve.

Rezultatet e votimit janë në dispozicion në faqet e internetit “aa.com.tr/yilinfotograflari” dhe “aa.com.tr/photooftheyear“.



.. .

Ngjarja paraprake

Vlerësimi i madh për lojtarin e Kukësit

Ngjarja e ardhëshme

Seferi drejt Shkëndijes

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian