Përfundon protesta e veteranëve, edhe Konjufca mbyll seancën: Nuk po shoh kushte që të zhvillohet

Për miratimin e projektligjit për rritjen e pagës minimale nuk pati kuorum në Kuvend. Veteranët të cilët protestuan zëshëm jashtë Kuvendit për shkak se u lanë jashtë këtij projektligji, kanë nisur të shpërndahen pasi protesta u shpall e mbyllur.

Brenda, seanca e Kuvendit nuk ka vazhduar as me pikat tjera të ditës, për të cilat mungoi kuorumi i nevojshëm gjithashtu. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se nuk po sheh kushte për vazhdimin e seancës dhe e mbylli.

“Vetëm 58 deputetë të Kuvendit po marrin pjesë në votim, kështu që nuk ka kuorum për vendimmarrje. E ndërprejmë këtë seancë meqë nuk po shoh kushte që seanca të zhvillohet. Ju thërras në një ditë tjetër për ta vazhduar seancën me këto pikat që na mbetën”, tha ai.

Deputetët opozitarë thirrën “marre” kur deputetët e mazhorancës i ngritën duart për të votuar PRO miratimit të projektligjit për pagën minimale, i cili megjithatë nuk kaloi.

Veteranët e UÇK-së u mblodhën te dyert e Kuvendit dhe tentuan të futen brenda. Ata protestuan në kryeqytet që nga ora 10:00.

Ata në fund parlajmëruan se do të mblidhen sërish nëse ky projektligj futet sërish në rend dite të seancave të radhës./express

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prishtina Weather: Në Serbi po zhvillohet një stuhi, në orët vijuese mund të kalojë edhe tek ne

Story i radhës

Pamje nga operacioni për fikjen e zjarrit në Sazan, reagon Rama

Të fundit nga