perfshiu masivin pyjor te zones mbahet nen kontroll vatra e zjarrit ne

Përfshiu masivin pyjor të zonës, mbahet nën kontroll vatra e zjarrit në Xibër

August 17, 2024
1 minut lexim

Zjarri i rënë një ditë më parë në masivin pyjor Ahu në fshatin ketë të Njësisë Administrative Xibër, po mbahet nën kontroll. Që prej pasdites së të premtes, punonjës të shërbimit zjarrfikës, të Shërbimit Pyjor etj pranë Bashkisë Klos kanë qenë në terren për të mos lejuar përhapjen e zjarrit në këtë masiv pyjor me pemë shekullore Ahu.

Pas shumë orësh punë është bërë e mundur që vatra e zjarrit të neutralizohet, por problem mbeten trungjet apo pemët e thata që ndodhen mes pyllit prej shumë vitesh. Megjithatë, ekipet në terren po e monitorojnë situatën nga afër në mënyrë që të ndërhyjnë menjëherë nëse ka riaktivizim të vatrës së zjarrit.

Edhe në anën e fshatit Mal Vilëz po punohet për neutralizimin e zjarrit i cili ka nisur pikërisht në këtë anë. Ekipet zjarrfikëse nga Bashkia e Tiranës janë në vend por për shkak të terreit të thyer, fikja totale e zjarrit mbetet e vështirë.

Ndërkohë, sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrotjes Civile në të gjithë Qarkun Dibër janë në Bulqizë e Klos, ku problematike mbetet situata në malin e Tërnovës, pasi sipërfaqja e djegur dhe përshkuar nga flakët është rritur ndjeshëm, duke kaluar në qindra hektar.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka kërkuar bashkive që të ndihmojnë njëra – tjetrën në rastet kur ka zjarre që nuk përballohen apo rrezikojnë të dalin jashtë kontrollit.

MARKETING

RENT A CAR

kush eshte novomatic lojtaret e medhenj ne bumin e kumarit ne maqedoni 66c0d1f5c6c12
Story i mëparshëm

Kush është “Novomatic”? Lojtarët e mëdhenj në bumin e kumarit në Maqedoni

avionet luftarake f 16 ngjallin shpresa ne ukraine 66c0d8f9679b9
Story i radhës

Avionët luftarakë F-16 ngjallin shpresa në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë