perfshihet nga zjarri nje ndertese banimi ne ferizaj nuk raportohet per te lenduar 678b9af29084e

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë banimi në Ferizaj, nuk raportohet për të lënduar

January 18, 2025
1 minut lexim

Një incident zjarri ka ndodhur në një ndërtesë banimi ku pullazi i saj ishte përfshirë nga zjarri mesnatën e së shtunës në Ferizaj.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se nuk është raportuar për të lënduar.

Veseli ka bërë të ditur se policia e NJRSh-së dhe policia e rendit kanë reaguar në vend ngjarje duke evakuuar të gjithë banorët.

Ndërkaq, sipas policisë zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

“Më datë 18.01.2025, rreth orës 01:10, kemi pranuar një informacion për një incident zjarri në një ndërtesë banimi, ku pullazi i saj ishte përfshirë nga flakët. Policia e NJRSH-së dhe policia e rendit nga stacioni i Ferizajt reaguan menjëherë, duke evakuuar të gjithë banorët. Pas tyre, zjarrfikësit mbërritën dhe arritën ta lokalizojnë zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar. Lidhur me rastin, prokurori i shtetit është njoftuar dhe nën autorizimin e tij, kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit”, ka deklaruar Veseli.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

profesoret dhe mjeket i bashkohen protestes se studenteve kunder vuciqit 678b9a3ec00f8
Story i mëparshëm

Profesorët dhe mjekët i bashkohen protestës së studentëve kundër Vuçiqit

fation kuqari rrefehet per here te pare per jeten romantike nuk kam rene asnjehere ne dashuri 678b9c2175bb0
Story i radhës

Fation Kuqari rrëfehet për herë të parë për jetën romantike: Nuk kam rënë asnjëherë në dashuri

Të fundit nga

Adelina Tahiri joshëse në të kuqe

Adelina Tahiri është një nga artistet që shumë herë komentohet për stilin e saj unik e luksozë. Adelina, së fundmi befasoi të gjithë me fustanin e kuq. Ajo që morri gjithë vëmendjen
ShkoLartë