perfshihet nga zjarri kurora e gjelber ne zerqan te bulqizes flaket dalin jashte kontrollit 66b8a4f624ec4

Përfshihet nga zjarri kurora e gjelbër në Zerqan të Bulqizës, flakët dalin jashtë kontrollit

August 11, 2024
1 minut lexim

Zjarri në masivin pyjor me pishë, ah e bredh në kurorën e gjelbër në Zerqan të Bulqizës ka dalë jashtë kontrollit. Prej afro 10 ditësh flakët kanë “pushtuar” malin e Tërnovës.

Gjithashtu shuarja e flakëve ka qenë e pamundur. Kjo ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha ndërsa autoritetet lokale vijojnë luftën me flakët nga toka.

Ndërkohë në terren janë angazhuar punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, të shërbimit pyjor, Forcat e Armatosura dhe banorë të zonës. Ndërkohë autoritetet vijojnë të kërkojnë ndihmë për ndërhyrje nga ajri. Deri tani janë djegur dhjetra hektar me bredha, pishë dhe pemë Ahu.

Po ashtu një tjetër vatër zjarri është në malin e Qafë Shtamës ku po punohet nga toka për të shuar flakët, ndërsa zjarri ndihmohet nga era dhe temperaturat shumë të larta.

MARKETING

RENT A CAR

shume qytetare mblidhen per ti dhene lamtumiren e fundit faton hajrizit me flamuj e mbishkrime glorifikuese 66b8a173244b7
Story i mëparshëm

Shumë qytetarë mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit Faton Hajrizit – Me flamuj e mbishkrime glorifikuese

behen homazhe per veprimtarin gani shahini 66b8a65e8df68
Story i radhës

Bëhen homazhe për veprimtarin Gani Shahini

Të fundit nga

ShkoLartë