performanca gaming e procesoreve intel core ultra 200 mund te rritet deri ne 25 perqind pas perditesimeve 6787bd86d3a04

Performanca gaming e procesorëve Intel Core Ultra 200 mund të rritet deri në 25 përqind pas përditësimeve

January 15, 2025
1 minut lexim

Intel ka arritur të gjejë një zgjidhje për problemet e performancës në gaming të Core Ultra 200. Nëse aplikoni përditësimet e nevojshme të softuerit dhe BIOS, impakti i performancës duhet të jetë i ndjeshëm.

Në CES Intel përmbylli përpjekjet disa mujore për të adresuar problemet komplekse të cilat bënë që Core Ultra 200 që kishte performancë më të ulët sesa pritej.

Në Dhjetor Intel detajoi arsyet e performancës së degraduar nga planet e energjisë tek sistemet kundër mashtrimeve në video lojëra.

Rregullimet e bëra nga Intel në këtë drejtim u implementuan në ndërtimin 26100.2314 të Windows 11-ës si dhe përditësimin e BIOS në firmware më të fundit.

Në CES Intel prezantoi modele të reja Core Ultra 200 si dhe dy çipe të reja për variantet desktop Arrow Lake. Intel thoshte se Core Ultra 9 285K vuante prej këtyre problemeve. Intel thotë se diferenca mes një sistemi të përditësuar dhe një sistemit që ka instaluar të gjitha rregullimet shkon deri në 26 përqind në tituj si Cyberpunk: 2077.

Performanca në Far Cry 6 është rritur me 16 përqind. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ministria e mbrojtjes fsk ja merr driten e gjelber nga shba ja per blerjen e helikoptereve 6787bab741a40
Story i mëparshëm

Ministria e Mbrojtjes: FSK-ja merr dritën e gjelbër nga SHBA-ja për blerjen e helikopterëve

vlen per frontin evropian mijallkovi u be me i dashur se sa komuniteti nderkombetar 6787bd8b34cc7
Story i radhës

VLEN: Për Frontin Evropian Mijallkovi u bë më i dashur se sa komuniteti ndërkombëtar

Të fundit nga

ShkoLartë