Performaca e dobët e Komunës së Prishtinës në sektorin e mbrojtjes së mjedisit!

Prishtina kryeqyteti ynë, do të duhej të ishte shembull i organizimit, qeverisjes dhe menaxhimit. Kjo për faktin se kryeqendra e shtetit është edhe qendra kryesore është e vendosura administrata shtetërore, përfaqësitë dhe ambasadat e vendeve të huaja, apo edhe zyrat e organizatave të ndryshme ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.

 Kjo e bënë qytetin e Prishtinës, që të jetë
pika kryesore e vizitave të delegacioneve të ndryshme të huaja por edhe
turistëve të jashtëm. Andaj përshtypja e parë që marrin këta vizitorë për
Kosovën, është përshtypja që jep kryeqyteti ynë.

Padyshim që një
nga përshtypjet më të drejtpërdrejta që krijohet për Prishtinën dhe qeverisjen
e saj, është përshtypja për gjendjen e mbeturinave, cilësia e ajrit,
mirëmbajtja e sipërfaqeve të gjelbra, planifikimi hapësinorë, transporti publik
apo edhe shërbimet tjera publike.

Nëse marrin për
bazë treguesit e lartë-përmendur, fare lehtë munde të nxjerrët konkluzioni se
përformanca mjedisore e Komunës së Prishtinës është shumë e dobët, madje edhe
më e dobët se sa e një pjese të konsiderueshme të komunave të tjera të Kosovës.

Përveç situatës
mjedisore në terren që vërehet çdo ditë dhe që nuk kërkon ndonjë analizë
specifike për të nxjerrë konkluzion, 
përformaca e dobët mjedisore e Komunës së Prishtinës, është konfirmuar
dhe prezantuar edhe nga raportet realizuara nga institucionet qendrore
qeveritare, nga hulumtimet dhe analizat e realizuara nga organizatat
joqeveritare që monitorojnë punën e Komunës së Prishtinës, apo edhe nga
hulumtimet e organizatave të huaja që veprojnë në Kosovë.

Le të ndalemi dhe
ti hedhim një vështrim këtyre vlerësimeve dhe të shohim më në detaje këtë
situatë.

Sipas raportit të
performacës së Komunave të Kosovës për vitin 2019, të hartuar nga MAPL, në
vlerësimin e përgjithshëm që përfshinë të gjithë treguesit, Komuna e Prishtinës
renditet e 24-tra, me vetëm 51.9%, të përmbushjes së treguesve, që është madje
edhe më e ulët se mesatarja e komunave në nivel vendi (61.16%).

Komuna e
Prishtinës, renditet e 12-ta në nivel vendi për shërbimet e ujësjellësit,
ndërsa e 28-ta me shërbimet e kanalizimit. Këtu është evidentuar po ashtu që në
territorin e komunës nuk ka ende trajtim të ujërave të ndotura.

Sa i përket
transportit publik, Komuna e Prishtinës renditet e 16-ta, ndërsa e 23-ta ajo
renditet me infrastrukturë rrugore. Në këtë pikë duhet evidentuar po ashtu që
Komuna e Prishtinës ka mungesë të shtigjeve për biçikleta në zonën urbane të
qytetit.

Edhe më keq në
renditje Prishtina, vlerësohet për perfomancën e saj të përgjithshme për
mbrojtje të mjedisit. Ajo është e 27-ta sipas perfomacës në implementimin e kërkesave
për mbrojtjen e mjedisit.

Komuna e
Prishtinës ka performacë të dobët edhe në sektorin e mbeturinave duke u
renditur e 20-ta në nivel vendi me rreth 74% të mbulimit me shërbimin e
grumbullimit të mbeturinave në territorin e saj. Sipas Raportit për menaxhimin
e mbeturinave komunale të hartuar nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit,
menaxhimi i dobët i mbeturinave nga Komuna e Prishtinës, është evidentuar edhe
sa i përket  shërbimeve për ndarjen dhe
riciklimin e mbeturinave, ku kryeqendra jonë është ende në shkallën 0%. Në këtë
raport, është evidentuar po ashtu se Komuna e Prishtinës ka rreth 20 deponi
ilegale të mbeturinave në territorin e saj.

As Indeksi i
Konkurrueshmërisë së Komunave për vitin 2020 i USAID, nuk e nxjerr mirë
performacën e Komunës së Prishtinës.  Në
vlerësimin e përgjithshëm Prishtina renditet e 14-ta. Sa i përket transparencës
ajo renditet e 29-ta, ndërsa për administratë lokale e 21-ta.

Edhe raportet dhe
analizat e Organizatës Joqeveritare Iniciativa për Progres (INPO), që monitoron
punën e Komunës së Prishtinës, nuk flasin mirë për performancën e kësaj komune.
Janë tejet shqetësuese dhe alarmante të dhënat që flasin se Komuna e
Prishtinës, nuk arrin të realizon as 50% të buxhetit për investime kapitale.
Duke marrë parasysh nevojat e kryeqytetit për investime në përgjithësi dhe
problemet në sektorin e mjedisit në veçanti një fakt i tillë tregon për
keqmenaxhim dhe keqplanifikim nga ana e komunës.

Përformaca e
dobët mjedisore e Komunës së Prishtinës, vjen mes tjerash edhe nga shkalla e
ulët e zbatimit apo mungesa e planeve lokale për sektorin e mjedisit. Sipas të
dhënave të MAPL, Plani Lokal i Veprimit në Mjedis i Komunës së Prishtinës është
implementuar vetëm 37%.

Komuna e
Prishtinës nuk ka Plan Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit edhe pse kjo është
kërkesë ligjore sipas Ligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.  Mungesa e Planit Lokal të Veprimit për Cilësi
të Ajrit për Komunën e Prishtinës ka qenë një vërejtje e vazhdueshme e
evidentuar edhe në raportin e progresit të BE për Kosovën, duke ditur
tejkalimet e paramterava të cilësisë së ajrit gjatë sezonës së dimrit. Madje
Komuna nuk ka ende ndonjë angazhim konkret për hartimin e një plani ti tillë. 

Komunës së
Prishtinës, i mungon edhe Plani Lokal për Mbrojtjen e Bidoversitetit, një
dokument tjetër i nivelit lokal i paraparë sipas Ligjit për mbrojtjen e
natyrës.

Këto janë vetëm
disa nga dështimet e Komunës së Prishtinës, në menaxhimin e mjedisit në listën
e gjatë të dështimeve që e bëjnë performancën e saj të zbehtë dhe të padenjë
për një kryeqytet.

Kryeqyteti ynë
Prishtina, dhe qytetarët e saj meritojnë një 
mjedis më të pastër dhe një jetë më të mirë.

Mbase kjo duhet
të ju shërbejë të gjithë atyre që jetojnë në Prishtinë si një sinjal që të
mendojnë mirë herën tjetër kur të ju drejtohen kutive të votimit për të
zgjedhur atë që do të kujdeset për mjedisin e tyre për periudhën e ardhshme.

Ngjarja paraprake

Trump bën kërkesë për rinumërimin e votave në Georgia

Ngjarja e ardhëshme

Vjeshta, stina më emocionuese për ata që dinë të shijojnë bukuritë që ajo të fal çdo ditë

të fundit nga